Prizren, vazhdon edicioni i katërt i
Festivalit të Skulpturës Sculp Fest

Prizren, vazhdon edicioni i katërt i<br />Festivalit të Skulpturës Sculp Fest
PRIZREN - Në qytetin e Prizrenit ,Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest, vazhdon edicionin e katërt, me eventin bashkëkohor, që organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale (Biennalja Ndërkombëtare e Arit Bashkëkohor).

Hapësira e përzgjedhur për mbrëmjen e dytë është “Parkingu” që në mënyrë metaforike paraqet një gjendje aktuale të ndalimit, me qëllim të një nisjeje të re të projekteve të ndryshme bashkëkohore në kuadër të Autostrada Biennale.

Nën peshën e strukturës prej betoni, në tre kate nën tokë, përgjatë 5 orëve do të ketë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura, instalacione, video dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë. Ndërkohë ,Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest ka filluar të premten në mbrëmje. Autostrada Biennale është një autostradë inovative në mes të Bienales së Stambollit, Venecies e Prizrenit, që kërkon të zgjojë energjinë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjerë.

Pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, që përbën identitetin historik të rrugëve të Prizrenit, që prej shekujsh mbart kujtime, duke pasuruar trashëgiminë e këtij vendi.

Rruga Marin Barleti, zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20.000 thesare shpirtërore. Me këtë rrugë të re të shtruar, Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes. Në këtë ngjarje do të ketë artistë të mirënjohur nga skena e artit bashkëkohor të cilët vijnë nga vende të ndryshme si Suedia, Maqedoni, Turqia, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Italia.

kallderm

Ka nisur “SculpFest” në Prizren, ku skulpturat e akullit, si karakteristikë e tri edicioneve të para, këtë vit vijnë me një koncept krejtësisht tjetër. Pikë referente e festivalit ishte kalldrëmi, ku rruga “Marin Barleti”, zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20.000 thesare shpirtërore. Me këtë rrugë të re të shtruar, Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes.

Sipas organizatorëve "Ky projekt,është një projekt krejtësisht bashkëkohor dhe promovon trashëgiminë kulturore, këtë pasuri që e kemi ”, tha Leotrim Fishekçiu, drejtor i “SculpFest”.

“SculpFest” ka mbledhur në këtë ekspozitë të përbashkët, artistë të ndryshëm ndërkombëtarë të artit bashkëkohor.. Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës “Sculp Fest” ka filluar të premten i cili organizohet në kuadër të “Autostrada Bienniale”, një autostradë inovative në mes të Bienales së Stambollit, Venecies e Prizrenit, që kërkon të zgjojë energjinë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjërë. Edicioni i katërt i “SculpFest” do të zgjasë deri më 3 Maj.

prizren art

prizren art

prizren art

prizren art

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni