Pr/ligji mbi surrogacinë, Rithemelimi kërkon interpelancë me ministren Albana Koçiu

Pr/ligji mbi surrogacinë, Rithemelimi kërkon interpelancë me ministren Albana Koçiu

Ministrja Koçiu

PD e Rithemelimit kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu për projektligjin e hedhur për konsultim publik e që ka shkaktuar debate të forta “Për Shëndetin riprodhues e fertilizimin e Asistuar”.

Kërkesa e firmosur nga deputeti Tritan Shehu përmban 13 pyetje drejtuar Koçiut mbi nismën, duke kërkuar përgjigje pse ky projektligj mbi surrogacinë është kërkuar pikërisht tani duke thënë se është një procedurë që godet dinjitetin e gruas duke e trajtuar si skllave me pagesë.

Po ashtu deputeti i Rithemelimit ngre 13 pyetje edhe për ndryshimet mbi abortin.

Pr/ligji për riprodhimin e asistuar është hedhur për konsultim publik, ndërsa ka hasur kundërshtimin e komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile në dëgjesat që ministria ka patur me ta.

Pr/ligji mbi surrogacinë -Kërkesa për interpelancë e Rithemelimit me ministren Albana Koçiu

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë