1761562151_tonigogu.jpeg

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka thënë fjalën e tij lidhur me projekt-ligjin për barazinë gjinore duke thënë se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua. Ky ligj nuk do të prekë Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesëni dhe nuk ka për referencë për të shpikur gjini të reja, duke rrëzuar kështu të gjitha pretendimet e opozitës.

“Është thënë se ky projektligj paska “deriçka të fshehta”, që të çojnë në rrugë pa kthim. Jo. Teksti merret me barazinë burrë-grua në jetën publike—paga të barabarta për punë të barabartë, shanse të barabarta, respekt të barabartë—dhe qartëson zbatimin në sektorin publik e privat sipas standardeve të BE-së. Nuk prek Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesën; nuk “shpik gjini të reja”; nuk imponon bindje mbi ndërgjegjen. Konceptet si “orientim seksual” apo “identitet gjinor” janë të njohura në korpusin tonë ligjor që prej 2010-s (ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”); ky projektligj vetëm përforcon mekanizmat e zbatimit në arsim, punësim dhe shërbime. Ai është hartuar nga institucionet shqiptare në dialog me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit, degën e OKB-së për gratë dhe partnerë të tjerë, dhe përafron 10 direktiva të BE-së”, tha Gogu.

Duke theksuar se ky ligj flet për barazi mes burrit dhe gruas në shoqëri, në paga, në ligj, ministri Gogu thotë se qeeria me projekt ligjin e propozuar, po heq dallimet e barrikadat e paragjykimeve mes dy gjinive.

“Si bir i kësaj shoqërie, e çmoj familjen burrë-grua. Ky projektligj e ndihmon atë—me pagesë të barabartë, kundër diskriminimit dhe me rregulla të qarta zbatimi. Kundërshtarët realë të familjes nuk janë barazia dhe dinjiteti, por dhuna, varfëria, varësitë, mungesa e shërbimeve dhe emigracioni i detyruar. Në Maknor, kur sheh një gardh, nuk e shkul pa ditur pse është; por as s’e bën mur të pakalueshëm. Ne nuk po prishim gardhin e dallimeve, po heqim barrikadat e paragjykimeve që ua sekuestrojnë të drejtat më të dobëtëve”, tha Gogu.


Lajmi kryesor:

Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK