Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat ndërkombëtare

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është përgjigjur akuzave të opozitës mbi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Një ditë më parë deputetja demokrate Zheni Gjergji hodhi akuza se pr.ligji është hartuar në fshehtësi në klinika private dhe për interes të tyre, duke i hapur rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.

Në një reagim të ndarë në rrjetet sociale, ministrja shkruan se prej disa ditësh ky ligj i është nënshtruar konsultimit publik. Koçiu thekson se ku projektligj parashikon një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual e riprodhues, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

"Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues, me synim përcaktimin e rregullave të qarta, sipas praktikave më të mira kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe monitorimin e veprimtarive që zhvillohen në këtë fushë.

Prej disa ditësh ky ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jo fitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj.

Pas përfundimit të këtij procesi, ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament", shkruan Koçiu. 

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues”,  i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate, riprodhimin in Vitro, abortin etj.

Kliko KËTU: Pr/ligji “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues” i nxjerrë në konsultim publik

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

1711012728_tritanshehu.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili është hedhur në konsultim publik. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se përmes këtij ligji, “Shqipëria do të kthehet në një  ferme ndërkombëtare uterusesh për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit”.

Sipas deputetit demokrat, ky është një ligj anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë! Shehu thotë se ky pr.ligj nuk duhet miratuar.

“Parlamenti Europian shpall Krim shfrytëzimin e “Uterusit me qira”! Dje u votua rezoluta e PE me 563 vota pro. Vende të tjera si Italia, kane legjislacione edhe me të ashpra kundër kësaj procedure. Ndërsa Rilindja paraqet një projekt ligj për “Legalizimin” në Shqipëri të këtij procesi të rrezikshëm, diskriminues për Gruan, Fëmijën e Familjen!

Kjo tentativë duhet bllokuar që në parim si e pa pranueshme për vlerat e kolonat mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet e Nënës me Fëmijën, Familja vetë. Pavarësisht “fjalëve” te tjera “kufizuese” të vendosura në ligj për të mjegulluar e sheqerosur këtë proces, esenca është “hapja e portave” ndaj “uterusit me qira”, ose si quhet ndryshe “surrogato”.

Në një kohë kur në Shqipëri kjo procedurë nuk përbën asnjë shqetësim publik. Në një kohë kur në Shqipëri sistemi ynë shëndetësor ka kaq shumë probleme madhore e nevoja për ligje të tjera thelbësore të nivelit europian.

Pra, qëllimi lexohet qartë “midis rreshtave”: Krijimi në Shqipëri i një “ferme ndërkombëtare uterusesh” për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit. E shoqëruar kjo me pjesën tjetër të ligjit për “lehtësimin” e abortit si periudhë shtatzënie e procedurash… E bëjnë këtë projekt ligj në tërësi një tentative kriminale, anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë”, shkruan Shehu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/04/2024 04:40

    /Ferme uterusesh/?! Z.Tritan,provo e thuaja kete gje nje gruaje qe deshiron te kete femije me te vertete te vetin gjenetikisht,provo e thuaja kete nje gruaje,qe shpenzon mijera lek per fertilizim ne vitro dhe pastaj kur /implementohet/ ne uterus,nuk ja del,provoje e thuaja kete nje gruaje qe humb cdo embrion edhe te vetin edhe ne vitro sepse mitra e saj nuk mban dot embrionin dhe me vone fetusin per 100 arsye,provo e thuaja kete nje gruaje qe i kane ikur menstruacionet para kohe po per 100 arsye,provo e thuaja dhe anes tjeter te medaljes-surrogatos se cfare e shtyn t'i hyje kesaj aventure.Te siguroj se jo te gjitha e bejne per humanizem,kam pare femra qe e bejne se nuk u dalin te ardhurat,te tjera e bejne per te paguar nje student loan,apo te paguajne nje mortgage.Adoptimi nuk eshte e vetmja zgjidhje dhe shpesh eshte shume me e kushtueshme dhe me me shume kushte e probleme se surrogacia.Si mjek qe i di te gjitha problemet e femres dhe si deputet i perhershem qe nuk ka njohur anen e zymte te jeteses e mbijeteses ne skaje,do te ishte mire te mos kishit perdorur kete fjalor zoteri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka