Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogate, i hap rrugën abortit mbi 16 vjeç

Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë. Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzaninë surrogate dhe riprodhimin in vitro.

Nëse drafti i propozuar do të miratohet atëherë çdo grua e cila do ta kishte të pamundur për shkaqe shëndetësore të mbetej shtatzënë ka të drejtën që të ketë një fëmijë përmes një marrëveshje me shkrim me një grua tjetër,  e cila duhet të jetë mbi 25 vjeç e të ketë lindur më parë të paktën një fëmijë tjetër.

Në nenin 22 të draftit të propozuar, specifikohet qartë që gruaja që dëshiron të ketë një fëmijë  duhet të jetë infertile ose ta ketë të pamundur të ketë nje shtatzeni në trupin e saj për arsye anatomike, mjekësore ose të një risku të lartë për shëndetin e saj, ndërkohë që ndalohet që gruaja surrogate të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë. Të gjitha procedurat dhe kushtet e tjera ligji kërkon që të përcaktohen me një urdhër të ministrit të Shëndetësisë.

Projektligji qartëson edhe kushtet e abortit në Shqipërisë, të papërcaktguara qartë në ligjin në fuqi, atë të miratuar në vitin 2002 “Për shëndetin riprodhues”.

Aborti

Ligji njeh të drejtën për ndërprerje vullnetare të shtatzënisë në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose privat. Aborti mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, me kërkesë të gruas shtatzënë dhe duhet të plotësojë disa kërkesa.

“Të kryhet nga një mjek specialist obstetër gjinekolog; Të kryhet me pëlqimin e shprehur me shkrim të gruas shtatzënë;  Të kryhet me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor për të miturat nën moshën 16 vjeç. Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”

Ndërsa aborti për arsye shëndetësore mund të bëhet deri në javën e njëzet e dytë të shtatzënisë, nëse jeta ose shëndeti i gruas është në rrezik serioz. Vendimi per ndërprerjen duhet të konfirmohet paraprakisht nga Komisioni Posaçëm. Konfirmimi nuk do të kërkohet në rastet urgjente të rrezikut të menjëhershëm kërcënues për jetën. Gjithashtu deri në javën e njëzet e dytë të shtatzënisë lejohet aborti kur shtatzënia është rezultat i përdhunimit, marrdhënieve seksuale me dhunë ose një krimi tjetër seksual, sipas vlerësimit të kryer nga Komisioni i Posaçëm.

Ngrirja e qelizave riprodhuese
Ministria e Shëndetësisë kërkon që nëpërmjet ligjit të njihet edhe ruajtja e qelizave riprodhuese me metodën e ngrirjes.

Qelizat riprodhuese, embrioni dhe indi vezorial që teprojnë nga aplikimi i teknikave të fertilizimit in vitro dhe që nuk i transferohen gruas në një cikël të RMA, mund të ruhen në bankat e autorizuara....Individi ka të drejtë të kërkojë nga institucioni që ruan qelizat riprodhuese të tij, ti  asgjesoje pas një kërkese me shkrim. Cifti ka të drejtë të kërkojë nga institucioni që ruan embrionin ta asgjesojë atë pas një kërkese me shkrim nga të dy partnerët, thuhet në nenin 23 të pr/ligjit. 

Ndryshime kërkohen nga ministria përkatëse edhe në teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar in vitro, e përdorur për parandalimin e disa sëmundjeve me origjinë gjenetike, që mund të transmetohen nga prindi te fëmija. Përdorues të këtyre teknikave do të jenë çiftet heterologe të martuara, ose që bashkëjetojnë si dhe gruaja e pa partner. Embrionet dhe vezët e pafekonduara mund të ruhen në ngrirje deri sa gruaja te mbushë moshën 53 vjeç. Pas kësaj moshe, vezët ose embrionet nëse nuk dhurohen, duhet të asgjësohen.

Drafti i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë ndalon përdorimin e embrionit për qëllime tregtare dhe eksperimentale, manipulimin gjenetik në embrion, trafikimin e qelizave riprodhuese dhe embrioneve, përzierjen e qelizave riprodhuese,  kryerjen e klonimit në qeniet njerëzore, kryerja e riprodhimit in vitro mes familjarëve etj.

Pr/ligji “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues” i nxjerrë në konsultim publik

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!