Pro-rusët dorëzojnë kutitë e zeza
ekspertëve: Janë në gjendje të mirë

Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore u kanë dorëzuar ekspertëve malajzianë dy kutitë e zeza me të dhënat e fluturimit të aeroplanit të rrëzuar MH17. Dorëzimi i tyre erdhi disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi unanimisht për të kërkuar akses të menjëhershëm ndërkombëtar në vendin e rrëzimit.
 
Kreu i delegacionit të ekspertëve malajzianë tha se kutitë e zeza ishin "në gjendje të mirë".
 
Ekspertët shprehen se kutitë e zeza do të zbulojnë kohën e saktë të incidentit dhe lartësinë dhe pozitën e saktë të avionit në momentin e goditjes. Ata duhet të përmbajnë gjithashtu edhe regjistrime të zërit, ku shpresohet të zbulohen të dhëna mbi shkakun e rrëzimit të avionit.

avioni i rrezuar
 
Edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare për nisjen e hetimeve duke shtuar se ka një sërë informatash që duhet të verifikohen. Duke folur në lidhje me akuzat për implikim të Rusisë në sulmin ndaj avionit, Ashton tha se Rusia duhet të bëjë punën e saj në hetime.
 
Ndërkohë Ministrat e jashtëm të BE-së, do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel, ku do të diskutohet për zgjerimin e listës së zyrtarëve rusë në shënjestër ndaj të cilëve pritet të ketë sanksione.
 
Vendet perëndimore janë shprehur se ka prova se fluturimi MH17 të jetë goditur nga rebelët pro-rusë me një raketë të furnizuar nga Rusia, ndërsa nga ana e saj autoritetet ruse  kanë fajësuar forcat qeveritare të Ukrainës si përgjegjëse.
 
Avioni i  Malajzia Airlines u rrëzua të enjten e kaluar pasi u godit nga një raketë tokë-ajër, ku mbetën të vrarë 298 personat në bord. 

rebelet

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)