Pro të drejtave të njeriut, futbollisti iranian dënohet me vdekje

Pro të drejtave të njeriut, futbollisti iranian dënohet me vdekje

Amir Reza Nasr-Azadani

Amir Reza Nasr-Azadani, futbollisti iranian është akuzuar për përfshirje në protestat e nëntorit në vendin e tij. Shumë protesta u bënë në vendin islamik pasi e reja Mahsa Amini vdiq në paraburgim teksa u ndalua nga policia me pretekstin se nuk kishte veshjen e duhur për të dalë në publik. Ndër personat që dolën në rrugë pro të drejtave të njeriut ishte edhe futbollisti 26-vjeçar.

Nasr-Azadani akuzohet për përfshirje në vrasjen e tre oficerëve të sigurisë, duke përfshirë dy anëtarë vullnetarë të milicisë Basij, gjatë protestave në Isfahan më 16 nëntor, raportoi media shtetërore iraniane IRNA javën e kaluar.

Ai asnjëherë nuk i pranoi akuzat teksa u rrah dhe torturua në burg, teksa është mes emrave që mund të ekzekutohen me varje. Familjarët e futbollistit nuk ishin në dijeni të burgosjes së tij, me autoritete që më vonë u kishin treguar se ai mund të varej në sheshin "Shahid Alikhani".

Muajt e fundit në Iran 2 protestues u dënuan me varja publike nga regjimi, me pamjet që shokuan gjithë botën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asnjeanes: 24/12/2022 18:26

    Sa keq me vjen Djale i ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja