Problematika e pronave, kryeson Vlora, 403 kallëzime në gjykata

Dy qarqet më të prekura nga problematika e pronave janë Vlora dhe Gjirokastra, të cilat mbajnë rekordin e padive në prokurori dhe gjykata për zgjidhje ligjore. Në Qarkun e Vlorës rezultojnë 403 kallëzime në prokurori, ndërsa në Gjirokastër 338 padi. 

Vlora dhe Gjirokastra ndiqen nga Berati me 52 kallëzime, Kruja 43 dhe Durrësi 37. Grabitja dhe tjetërsimi i tokave është objekti i padive të adresuara në gjykata, çka tregon se një prona mbetet një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Gjithsesi, problematike mbetet situata në zonat bregdetare ku edhe është kryer abuzimi më i madh me pronat.

Pak ditë më parë, u arrestuan 24 zyrtarë të bashkisë së Lezhës, përfshirë edhe kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe të Hipotekave, me akuzën e tjetërsimit të pronës ranishte në tokë arë në interes të disa përfituesve. Por e njëjta situatë paraqitet edhe në zonat bregdetare të Vlorës si Dhërmi dhe Himarë, Gjiri i Lalzit në Durrës dhe Spille të Kavajës. 

Paditë për pronat sipas rretheve
Gjirokaster - 338 padi në gjykatë
Dibra - 7 
Puka - Nuk ka 
Kurbini - 17 
Korça - 3 
Tropoja - 11
Krruja - 43 
Berat - 52 
Durresi - 37 
Tirana - S'ka të dhëna
Fieri - S'ka të dhëna
Lushnja - S'ka të dhëna

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim