Qytetarët dhe bizneset po i paguajnë në kohë këstet e kredisë, madje edhe kredimarrësit problematikë, kanë nisur t’i paguajnë borxhet e tyre pranë bankave. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në fund të muajit gusht zbritën në 4.61% që është niveli më i ulët historik. Në raport me gushtin e 2023-shit kreditë me probleme janë ulur me 0.69%.
E përkthyer në vlerë, në bilancet e bankave janë 37.4 miliardë lekë kredi me probleme, nga 38.4 miliardë lekë që ishte vlera në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke u ulur me afro 1 miliardë lekë.
“Brenda këtij stoku, kreditë me probleme të klasifikuara “të humbura” u tkurrën me 1.8 miliardë lekë, kryesisht si rezultat i shlyerjeve të detyrimeve nga klientët dhe i fshirjeve të tyre nga portofoli i bankave”, thotë Banka e Shqipërisë.
Banka qendrore thotë se pozitiv gjatë këtij viti është fakti që nuk janë regjistruar shumë kredi të reja me probleme në raport me vitin e kaluar.
“Në qershor 2024, fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.8% e kredive të rregullta, nga 1.9% dhe 2.2% një gjashtëmujor dhe një vit më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
Më problematikët në shlyerjen e detyrimeve janë bizneset të cilët mbajnë edhe peshën më të lartë të kredive me probleme, e kryesisht tek huaja e marrë në monedhën kombëtare.
“Portofolet e kredisë me vlerën më të lartë të raportit të kredive me probleme janë kredia afatmesme, ajo për biznese, si dhe kredia në Lek. Në fund të qershorit 2024, raportet e kredive me probleme për këto lloje kredish ishin përkatësisht 6.5%, 5.9% dhe 5.3%”, thotë banka në raportin e gjashtëmujorit.
Për të shmangur rritjen e kredive me probleme bankat po tregohen më të kujdesshme në kredidhënie, duke shtrënguar kushtet sidomos për qytetarët, në mënyrë që të mos rrezikojnë për një tjetër rritje të kredive me probleme.
KREDITË ME PROBLEME
Gusht 2023 5.30%
Gusht 2024 4.61%
Diferenca -0.69%
KREDIA PËR EKONOMINË
Gusht 2023 38,401 mln lekë
Gusht 2024 37,446 mln lekë
Diferenca -955 mln lekë
G.M./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko takon përfaqësuesit e Bankës Botërore, gati të ofrojnë asistencë për analizimin e financimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme
28 Janar, 17:08
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07