Ai u lejua të linte qendrën e rehabilitimit për nje event bamirësie ditën e dielë dhe Chris Brown u këshillua gjithashtu që të sillej në mënyrën më të mirë.
Sigurisht kur bëhej fjalë për një event mes fëmijësh, të cilët kanë nevojë për shembuj të denjë.
Ai është shfaqur mjaft i qeshur dhe i gëzuar në Los Angeles, teksa ndohej para një grumbulli plot me lodra për fëmijët e paprivilegjuar.
Chris është parë mjaft i përkushtuar ndaj fëmijëve, duke i mbajtur ata në krahë dhe duke lozur bashkë me ta.

Chris është urdhëruar të qëndrojë në rehabilitim për të kontrolluar sjelljen e tij të egër dhe duket se kjo gjë po bën efekt.
Këtë e tregoi më së miri sjellja e tij e djeshme.
Shumë fansa ishin mbledhur për të parë idhullin e tyre, madje kontribuan për fëmijët në nevojë me lodra të ndryshme.
Sigurisht që Chris i falënderoi ata përmes një statusi në rrjeton social Twitter ku shkruante: - “Faleminderit të gjithë fansave që sollën dhurata për fëmijët sot. Ju uroj pushime të këndshme".
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com