Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.
Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore. Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.
Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:
· Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja
· Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku
· Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër
· Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica
· Fara liri, chia, tërshëra, bollguri
Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.
Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:
· ÇAJI I MËNGJESIT
Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.
· ÇAJI I MBRËMJES
Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
61.8%
-
E gabuar
31%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2987
Lajme të tjera
-
Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore
22 Maj, 13:36
-
Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi alternativ me bimë mjekësore sipas specialistit Ylli Merja
8 Maj, 13:34
-
Kyç apo këmbë e ndrydhur? Ja hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë për të parandaluar komplikacionet sipas specialistit Ylli Merja
1 Maj, 13:19
-
Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja: Ja kurat bimore më efikase
24 Prill, 13:40
-
Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja: Mos neglizhoni simptomat! Polipet në zorrën e trashë janë të rrezikshme, ja trajtimi alternativ përmes bimëve dhe ushqimeve
17 Prill, 13:23
-
“Merja” dhe Rreze Dielli “shkojnë” në Gjermani, çifti shqiptaro-gjerman të mahnitur nga bimët shqiptare, hapin filial në Hanover
10 Prill, 15:26
-
Lythat, kërcënim i heshtur i trupit! Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja prezanton bimën që i zhduk plotësisht ato
10 Prill, 12:39
-
Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”
27 Mars, 13:00
-
Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj! 'Sekrete' për të gjitha gratë për t’a kaluar sa më lehtë sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja
20 Mars, 13:28
-
Shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga kallot e këmbëve, thembrat e plasaritura dhe të çara. Ylli Merja: Ja kurat natyrale që mund ti bëni vetë në shtëpi
13 Mars, 14:11
-
'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja
6 Mars, 13:19
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt, 13:01