Prej një jave po luftohet me flakët në disa vatra zjarri të shfaqura në pyjet e Matit. Ndonëse të Premten u prit të ndërhyhej nga ajri me helikopter, kjo nuk ndodhi pasi ai ishte i angazhuar në fikjen e zjarreve në zona të tjera të Shqipërisë.
Vatra më problematike mbetet ajo në fshatin Madhesh në njësinë administrative Ulëz, ku rrezikohen dhe disa stane Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Mat ishin edhe gjatë kësaj të shtune për të neutralizuar flakët por e kanë patur të pamundur pasi vatra është tepër e madhe.
Drejtues të kësaj drejtorie thanë se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka shkuar më shumë se 30 hektar dhe se ndihmohet nga era për tu përhapur.
Po ashtu, planifikimi për të ndërhyrë nga ajri ka dështuar sërish pasi emergjencat civile në Tiranë kanë njoftuar për avari në mjetin fluturues.
Problem vazhdon të jete edhe vatra e zjarrit në malin e fshatit Frankth në njësinë administrative Komsi.
Edhe kjo vatër nuk është shuar. Po ashtu, edhe vatra e zjarrit në malin e Gurrës vazhdon të jetë aktive.
Zjarret kanë përfshirë edhe pyjet e Bulqizës dhe Dibrës. Tek këto të fundit janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë që prej të Premtes.
[gallery]23385[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.7%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9971
Lajme të tjera
-
‘Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’! Historia e panjohur kapelës së famshme
2 Prill, 08:15
-
Anthony Joshua v Jermaine Franklin: Britaniku rikthehet në rrugët e fitoreve me fitore unanime të pikëve
2 Prill, 08:02
-
U rikthyen në shtëpinë e Big Brother 4 banorët më të votuar nga publiku, gëzim dhe batute mes ‘të vjetërve’ dhe të ‘rinjve
2 Prill, 07:49
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës 'Gjukanoviç'? Millatoviç shihet favorit
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50