Problemet me kanalizimet shkaktojnë pëmbytje në disa rrugëDurrës, pas shirave të rrëmbyeshëm.

Kjo panoramë e sjellë nga Report tv është te pallati i sportit Ramazan Njala, pas një nate të gjatë me shi të dendur.

Probleme ka pasur edhe te kryqëzimi i rrugëve te stadiumi i futbollit Niko Dovana si dhe te rruga përbri shëtitores Taulantia.

Kanalizimet janë problem edhe në 3 akse si dhe në pjesën fundore të ish-kënetës.

Shiu i ditëve të fundit ka sjellë përmbytje edhe në disa zona të tjera të vendit. Jo vetëm kaq por ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

 


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Përmbytje në disa qytete! Ishmi del nga shtrati, izolohet një fshat! Banorët: Mbjellim prodhime e s'i korrim dot! Në Kurbin uji vërshon brenda shtëpisë