Probleme me kontratat e minorenëve
Reali dhe Atletiko dënohen nga FIFA

Pas Barcelonës edhe Reali i Madridit me Atletikon e Madridit pësojnë të njëjtin fat duke u dënuar nga FIFA për parregullistë në lidhjen e kontratave me futbollistë nën moshën 18-vjeç.
 
Dy ekipet e Madridit nuk do të mund të veprojnë në merkaton e transferimeve në sesionin e kësaj vere dhe atë të janarit 2017, por do të kenë mundësi të bëjnë blerje në sesionin aktual të merkatos.
 
Reali e Atletiko do të kenë mundësi të shesin lojtarë, të bëjnë rinovimet me futbollistët aktualë si dhe të kthejnë në ekipe ata lojtarë që janë dhënë në formë huazimi në klube të tjerë, por jo të blejnë.
 
Atletiko dhe Real Madrid përveç bllokimit në merkato u dënuan edhe me gjobë 821 mijë dhe 328 mijë euro.
 



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati