Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës, Arjan Balliun.

Në raportin e KPK, në seancën e 11 nëntorit, për Balliun u raportua se ai ka fshehur pasurinë si dhe ka bërë deklarim të rremë, duke bërë kështu që ai të shkarkohej nga detyra.

Në seancën e ditës së sotme, ku është dhënë vendimi, gjyqtari nuk ka qenë i pranishëm.