Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Genci Qana

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Genci Qana

Genci Qana

Problemet me pasurinë kanë çuar deri në shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Përveç pasurisë, për Qanën kishte edhe denoncime për çështjet që ka hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Prokurori i Tiranës rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Qana, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, dikur tek Krimet e rënda dhe më pas në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Në këtë prokurori ai ka mbajtur edhe postin zëvëndesdrejtuesit dy herë, dhe një herë postin e drejtuesit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga Vettingu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore