Silvio Berlusconi, 86 vjeç, ish-kryeministër i Italisë (në tre mandate të ndryshme, midis 1994 dhe 2011) dhe ish-pronar i AC Milan (midis 1986 dhe 2017) dhe aktualisht pronar i Monzës në Serie A, është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano.

Kreu i partisë së qendrës së djathtë ‘Forza Italia’ ishte i shtruar në të njëjtin spital javën e kaluar, duke u larguar të enjten pas përmirësimit të gjendjes.

Sipas shtypit italian, multimilioneri po lufton me problemet e zemrës dhe mushkërive, por një burim spitalor garanton se gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme.