KAPSHTICE- Emigrantët që kanë zgjedhur t’i drejtohen doganës së Kapshticës për të kaluar kufirin drejt Greqisë janë përballuar më radha të gjata në këtë pikë kufitare.
 
Kjo për shkak së sot është edhe afati i fundit i vendosur nga pala greke për toponimet, por edhe së pala shqiptare punonte vetëm më dy sportele nga tre me të cilat punonin në anën tjetër të kufirit.
 
Emigrantët në shenjë proteste u binin borive të makinave, gjersa drejtuesit e doganës morën vendim që edhe pala shqiptare të punonte me katër sportele, çka solli më pas edhe normalizimin e situatës.

Kapshtice 
(Në foto: Radha e makinave në piken kufitare të Kapshticës)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)