Të udhëtosh drejt atdheut është kthyer në një makth për qytetarët shqiptarë që zgjedhin linjën e tragetit Brindisi- Vlorë, i cili ditën e sotme është vonuar 3 orë, sipas biletës trageti i nisur në orën 04 të mëngjesit nga Brindisi duhej të ankorohej në orën 7:30 në portin e Vlorës, por është ankoruar në orën 10:30.
Pasagjeret tregojnë për Report Tv për mungesën e kushteve dhe vonesat e tragetit në nisje dhe përgjatë udhëtimit.
“Jemi nisur në orën 4 të mëngjesit nga Brindisi. Udhëtimi është për ibret dhe trageti ecën shumë avash. Me njerëz në sheshe, shtrirë, nëpër dhoma, në korridore plot. Kemi me vite të tëra që bëjmë udhëtime me ata tragetët e tjerë, ata e bënin për katër orë, ky e bëri 6 orë e gjysmë. Kemi hipur në traget në orën katër të mëngjesit dhe një torturë për të pritur. Kushtet janë skandaloze”, u shprehën udhëtarët.
Jashtë kamerave të Report Tv pasagjerët thonë se po detyrohen të mos udhëtojnë shpesh drejt Shqipërisë dhe në rastet urgjente do të zgjedhin portin e Durrësit, duke braktisur portin e Vlorës për shkak të kushteve aspak normale.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO