Riccardo Montolivo është praktikisht jashtë Euro 2016. Mesfushori i Milanir, i cili nuk luajti me Italinë në miqësoren ndaj Skocisë, në stërvitjen e fundit ka vuajtur nga një problem në pulpë. Sipas informacioneve nga mediat italiane me shumë mundësi ky problem do ta mbajë 31-vjeçarin jashtë Europianit.
Një lajm shumë i keq ky për trajnerin, Antonio Conte i cili u largua i mërzitur nga stadiumi “Ta Qali” i Valletas, jo për paraqtijen e skuadrës në sfidën ndaj Skocisë por për faktin se humbi një tjetër lojtar të rëndësishëm në mesfushë pas Marco Verratit.
Problemi muskular i Montolivos është shumë serioz dhe shanset që ai të jetë në Euro 2016-të janë pothuajse zero. Lajmi i vetëm i mirë për Conten ka të bëjë me faktin se Thiago Motta është riaftësuar plotësisht. Fati i keq ndërkohë vazhdon të përndjekë Ricardo Montolivon, i cili po për shkak të një dëmtimi, humbi Botërorin e Brazilit.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com