Prishja e motorit të avionit të linjës Vjenë-Prishtinë i kompanisë ajrore Austrian Airlines, ka detyruar ekuipazhin të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Gjatë fluturimit dhe deri në ulje, udhwtarët kanë qenë të frikësuar pasi në brendesi të avionit dëgjoheshin krisma por edhe britma.
Odisea e udhëtarëve nuk përfundoi as pas uljes së avionit. Autoritetet serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve nga Kosova që të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi.
Ato citojnë se janë lejuar të dalin vetëm ata që kanë qenë të pajisur me letërnjoftime të Kosovës.
Por sipas te dhënave udhëtarët do të mund fluturojnë më së pari në Stamboll për të mbërritur më pas në Prishtinë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com