Problemet e biznesit, BERZH:Janë
energjia, korrupsioni e informaliteti

Problemet e biznesit, BERZH:Janë<br />energjia, korrupsioni e informaliteti
Problemet kryesore të klimës së biznesit për bizneset shqiptare janë ato që lidhen me mungesën e energjisë elektrike, me konkurrencën e pandershme dhe me korrupsionin.

Sipas anketës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për klimën e biznesit dhe performancën e sipërmarrjeve, furnizimi me energji elektrike ngelet pengesa më serioze për firmat shqiptare. Numri i ndërprerjeve të energjisë ka zbritur në 7.8 në muaj, nga 32.8 që ishte në vitin 2007, pjesërisht falë përmirësimit të kushteve meteorologjike. Megjithatë, edhe niveli i sotëm është ndjeshëm mbi mesataren e rajonit, që qëndron në nivelin 5.4.

Bizneset shprehen se mungesa e energjisë shkakton rënie me 7.7% të të ardhurave vjetore, ndërkohë që në anketën e fundit, të vitit 2007, ka qënë 15% ose gati dy herë më shumë. Praktikat e pandershme të konkurrencës janë shqetësimi kryesor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe çështja qëndron kryesisht te informaliteti i lartë. Në anketën e BERZH, 40.8% e bizneseve raportuan se përballen me konkurrencë nga biznese informale.

Aktiviteti informal zë pjesë të rëndësishëm në prodhimin dhe punësimin total të ekonomisë shqiptare. Përllogaritet se për periudhën 1996-2012, ekonomia informale përbën mesatarisht 36.2% të Prodhimit Kombëtar. Ndërkohë, për bizneset e mëdha, problemi kryesor është korrupsioni. Ndërsa përsa u takon bizneseve të reja, problemi kryesor rezultoi marrëdhënia me administratën fiskale. Rreth një e treta e bizneseve të anketuara në Shqipëri u përgjigjën se pagesat apo dhuratat informale kërkohen në procesin e aplikimit për marrje autorizimesh, lejesh apo licencash nga administrata shetërore. Ky tregues është shumë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar prej 18.8% të vendeve të Europës Juglindore, të përfshira në anketim.

Konkurrenca që u bëhet bizneseve të ndershme nga ekonomia e zezë dhe praktikat korruptive janë identifikuar si pengesa të lartë në mjedisit të biznesit në Shqipëri, në bazë të analizave të reja nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pavarësisht përmirësimeve të furnizimit me energji elektrike, çështjet e energjisë elektrike mbetet një nga pengesat kryesore për ndërmarrjet në Shqipëri. Sipas raportit të ri, konkurrenca nga ekonomia hije mbetet një pengesë kryesore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa korrupsioni u emërua si problemi më të madh nga ana e ndërmarrjeve të mëdha. Administrata tatimore ishte në mesin e pengesave kryesore për ndërmarrjet e reja, thuhet në raport.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë