Problemet e shqiptarëve, Ahmeti
"Tirana si nëna, na tërheq veshin!"Bushati takon Ahmetin: 'Ohri' busulla juaj

Problemet e shqiptarëve, Ahmeti<br />
TIRANE - "Tirana është nëna e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa këta të fundit janë fëmijët, dhe sa herë që ata gabojnë, nëna duhet të tërheqë veshin." Kështu e ka krahasuar simbolikisht, kreu i Bashkimit Demokrat për Integrim Ali Ahmeti rolin e Tiranës zyrtare në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni, pas takimit që zhvilloi me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
 
“Tirana zyrtare ka luajtur rolin simbolikisht të nënës, dhe nëna nuk do asnjëherë të keqen e fëmijëve të vet. Mundësitë tona dhe të Shqipërisë kanë qenë këto që janë sot, por ne shpëtimin e strehimin e kemi gjetur në Shqipëri.” tha Ahmeti.

Ahmeti: Intensifikim marrëdhënive mes vendeve
Kreu i BDI-së vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe theksoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë, ndërsa shtoi se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen veçanërisht në arsim. Në këtë kuadër ai nënvizoi faktin se shqiptarët janë një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Sipas Ahmetit, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara mes tyre. 

"Shqipëria dhe shqiptarët janë fakt stabiliteti dhe progresi në rajonin e Ballkanit dhe asnjëherë nuk kemi vepruar në konspiracion por bashkëveprimin e kemi pasur të hapur. Me Metën kam kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të miratuara mes dy vendeve, në zbatim të tyre. Gjithashtu marrëveshje të reja të nënshkruhen, veccanërisht në arsim, bashkëpunim më i ngushtë edhe në atë të politikave të jashtme. Theksoj përkrahjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Është mëse e vërtetë se mes dy komuniteteve në Maqedoni ka dallime, ne nuk jemi peng të emocioneve por duam një zgjidhje sa më parë dhe kemi inkurajuar forcat në vend, por edhe kemi kërkuar ndihmën e fqinjve. Na duhet që Ballkani Perëndimor të jetë i anëtarësuar në NATO dhe BE, dhe me problemet e pazgjiduhra që kemi është pengesë serizoe, dhe këtë ndihmë e kërkova nga kreu i parlamentit." theksoi Ahmeti

ilir meta

Meta: Të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
Nga ana e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni Ali Ahmetin, gjatë vizitës disa ditore që ky i fundit po zhvillon në vendin tonë.
 
Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, teksa u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të intensifikohen, tha se zgjidhja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet sa më shpejt, duke qenë kushti i vënë nga ndërkombëtarët për integrimin në NATO të shtetit fqinj. Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga BDI si dhe shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa shtoi se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë mbështetëse e autoriteteve maqedonase.
 
Kryeparlamentari nënvizoi edhe nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në arsim dhe infrastrukturë.
 
“Natyrisht për të konkluduar se është momenti për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy parlamenteve, mes dy qeverive, dhe mes forcave politike në Maqedoni dhe Shqipëri. Për ne është e rëndësishme të vlerësohen përpjekjet e BDI dhe shqiptarëve për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që është kusht për integrimin e saj në NATO, dhe ne si anëtar kemi dhënë gjithmonë mbështetjen tonë. Sa i takon marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ata janë komplekse, dua të veçoj marrëdhëniet e arsimit dhe infrastrukturës, ku përpjekjet për projektin e “Korridorit 8” duhet të jenë më të intensifikuara.” theksoi Meta 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA