Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje për situatën me qarkullimin rrugor dhe dëborën në Kukës, Gjirokastër, Tropojë, Shkodër e Tiranë. Mësohet se Rruga e Kombit është e kalueshme, bashkë me rrugët nacionale Has e Tropojë që janë të kalueshme pa zinxhirë.

Në Kukës janë të bllokuara Njësitë Administrative Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë,Zapod,Topojan dhe Grykë-Çajë. Ndërkohë që në Gjirokastër situata është normalizuar.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës për datë 13.01.2019 ora 08.00 është si më poshtë:
Nga informacionet e marra nga firmat kontraktore të akseve rrugore nacionale strukturat e emergjencave civile ne tre bashkitë, strukturat pergjegjese që menaxhojnë situatën është:
Rrugët nacionale 
Rruga e kombit është e kalueshme pa zinxhire. 
Rrugët nacionale Kukës janë të kalueshme pjesërisht me zinxhire. 
Rrugët nacionale Has e Tropojë janë të kalueshme pa zinxhire.  Në Akset rrugore bashkiake gjendja është e pandryshueshme si mbrëmë. 

Bashkia Kukës 
Nga informacionet e marra nga Drejtori i EC bashkisë kemi këtë situatë:
Janë të bllokuara Nj. Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë,Zapod,Topojan dhe Grykë-Çajë.
Bashkia Tropojê
Janë lidhur të gjitha qendrat e Nj.Ad me rrugën nacionale përveç fshatrave të lartësive të Nj.Ad Lekbibaj.
Bashkia Has 
Të gjitha rrugë rurale jane të hapura. 
Furnizimi me ujë të pishëm 
I gjithë Qarku furnizohet me ujë të pishëm përveç lagjes Drinas bashkia Kukës. 
Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Q.Kukës 
Përgjegjësi
i sek.Emergjencave Civile dhe Krizave

Kukes,pa reshje bore por me mjegull,temperatura te uleta dhe ngrica, Moti ne Kukes

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

- Qafë Mali-Fierzë
- Ura e Cerenecit-Steblevë
- Qafë Bualli-Krastë
- Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
- Kuben-Vasije
- Peshkopi-Qafë Draje
- Peshkopi-Ushtelencë
- Domaj-Draj Rec
- Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir. 
- Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë - Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj) 
- Rruga Lunik –Steblevë
- Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. 
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.