TIRANE - Shoqëria civile ka filluar të reagojë, këtë gjë ajo e ka treguar dje ku me dhjetëra qytetarë të thjeshtë protestuan para sheshit “Skënderbej”, për problemet sociale me të cilët ata ndeshen çdo ditë.
Në tubimin qytetar që filloi rreth orës 12 në qendër të kryeqytetit, përveçse qytetarëve ka pasur edhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, ndër to ishte edhe Kozara Kati, një ndër përfaqësueset më të denja të shoqërisë civile. Aty nuk kanë munguar as Lavdosh Ferruni, Milva Konomi apo edhe përfaqësues të medias.
Në këtë protestë paqësore nuk kanë munguar as të vegjlit, ku ndër ta ai që të binte më shumë në sy ishte një fëmijë 8 vjeçar, i cili mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Na hoqët përsheshin me qumësht”. Por ajo që të gjithë i ka habitur dhe ka ngjallur diskutim midis përfaqësueseve të shoqërisë civile, ishte ndërhyrja e Altin Goxhajt, nga zyra e mbrojtjes së konsumatorit.
Ai ka hedhur akuza të forta ndaj CEZ-it dhe ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një proteste të hënën përpara Entit Rregullator të Energjisë për mbi faturimin e energjisë elektrike, që u është bërë konsumatorëve.
Kjo është hera e parë që Altin Goxhaj, ka dalë kundër partnerëve qeveritarë. Shqetësimet që të gjithë pjesëmarrësit, i kanë ngritur në këtë tubim paqësor ishin nga më të ndryshmet si pasiguria ushqimore, vjedhja që bëhet me faturat e CEZ-it, pasiguria në rrugë etj.
Erioni Kristo, përfaqësues i shoqërisë civile u shpreh :"Na vjedhin kudo, abonetë nga 6 mijë lekë shiten 10 mijë lekë, jemi si një tufë delesh që na sulmojnë ujqërit nga të katër anët dhe ne kemi nevojë të ngrejmë zërin tonë prej qytetari.
Strukturat drejtuese të asaj që ka ngelur nga CEZ-i të japin llogari pse kanë faturuar dhe pse më vodhën 25 mijë lekë? Duhet të më japin llogari pse vjedhin qytetarët, të drejtat e qytetarëve, referendumin që është e drejtë a e tij për tu shprehur.
Më tej Erion Kristo është shprehur se protestat e qytetarëve do vazhdojnë deri sa të merren parasysh. Shqetësim kryesor për ta ka qenë edhe pasiguria e produkteve ushqimore "Përballë këtij fakti që qytetari nuk di se çfarë ha, çfarë pi dhe çfarë thith” thotë Sazan Guri, përfaqësues i Shoqërisë Civile.
Ndërsa ideatori i kësaj proteste qytetare Dorian Koçi, i pyetur nga “Shqiptarja.com” në lidhje me pyetjen se çdo të thotë të reagosh ndaj mos reagimit u shpreh se “Çështja e mos reagimit është të shikosh veten në pasqyrë dhe ti thuash sa i bukur jam.
Këtu njerëzit bërtasin nëpër kafene, ndërsa kur është puna për në shesh nuk dalin” shprehet përfaqësuesi i shoqërisë civile. Florian Dauti një ndër protestuesit thotë “Erdha këtu se ndjej përgjegjësi si qytetar i vendit”. Ai shton se “ndjen një përgjegjësi të madhe si student i këtij vendi, si qytetar i Shqipërisë, për gjithçka që po i ndodh këtij vendi.”
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com