Problemet me pronat/ 'Riviera e Jonit e Butrinti del me nga 4 pronarë' Artan Lame: Skandal edhe në Spille e Shëngjin

Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë apo dhe Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë. Kreu i Kadastrës Artan Lame ka listuar disa nga zonat që dalin deri me 4 pronarë siç është rasti i Gadishullit të Karaburunit, Gjiri i Lalzit apo porti i Shëngjinit, duke i konsideruar si plaçkitje e pronës dhe bllokim të jetës ekonomike. Lame ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë regjistrimi fillestar përgjatë Rivierës së Jonit.

Kreu i Kadastrës ka përmendur edhe zona konkrete si zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Lame është ndalur në Sarandë ku thekson se i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det. Këto problematikë sipas Lames e ndeshim edhe në zonën e Butrinti dhe përreth tij, që sot del me pronar.

Po kështu Lame ka deklaruar se në plazhin e Spilles u zbulua një vjedhje kolosale e tokës Shtet, e cila i është referuar organeve ligjore. Në brezin e pishave përgjatë bregdetit, në këtë zonë rezulton se sipërfaqja është ndarë si tokë buke.

Ai ka shtuar se në këto zona, problematikat e trashëguara të pronave bllokojnë shumicën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Lame ka paralajmëruar se problematika të tilla do të ndeshen në përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti do të fillojnë regjistrimet fillestar dhe nga sondazhet e kryera rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë.

Zonë problematike Lame ka përmendur edhe Gadishullin e Karaburunit, ku falë ndërhyrjes së Task-Forcës së Kryeministrisë u mundua t’i kthehej shtetit rreth 250 hektarë tokë e grabitur.

Lame nuk ka lënë pa përmendur si zonë problemtaikë edhe Gjirin e Durrësit, ku pikërisht këto ditë organet ligjzbatuese kanë ndërmarrë veprimet e para, nisur edhe nga indicie të bëra nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Më tej, sipas tij këto problematika do të ndeshen në Gjirin e Lalzit ku pak ditë më parë u zbulua një skandal i tjetërsimit të një sipërfaqe 68 mijë metër katror tokë tek Kepi i Rodonit. Por nuk përjashtohet as  bregdetii  Shëngjinit, ku edhe bankina e Portit ka dal me pronar. Në fund Lame ka thënë se problematikë me pronat do të ndeshen edhe në Bregdetin e Velipojës, ku si tokë buke janë ndarë dhe pjesë e kënetave që prej mijëra vjetësh janë nën ujë.

Kreu i Kadastrës ka shtuar se në vetëm 6 muaj e fundit operim të Kadastrës së re Shqiptare, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore, ku janë marrë 120 masa ndëshkimore, përfshirë edhe largimet nga detyra. Në këta muaj janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës.

Deklarata e plotë e kreut të Kadastrës: 

"Prej disa muajsh, pas përmbylljes së riorganizimit institucional të saj, Kadastra Shqiptare, po merret me sfidën më të vështirë që ka përpara vetes: Shthurjen e rrjetës çerekshekullore të kaosit të pronave, abuzimit me pronat dhe plackitjes së pronës. Duhet të jemi të qartë me veten dhe me shqiptarët: Ajo çka ka ndodhur me pronën në këtë çerekshekulli në Shqipëri, e tejkalon atë që ndodhi gjatë gjysmëshekullit të mëparshëm. Diktatura shpronësoi shqiptarët, por prona mbeti po aty, në dorën e shtetit dhe, me rrëzimin e sistemint socialist, do të duhej të fillonte procesi i kundërt, ai i kthimit të pronës tek i zoti, ai i ndarjes së drejtë të tokës tek fshatari, ai i privatizimit nga pozita të barabarta e kështu me rradhë. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu gjithmonë. Ditë pas dite ne kemi grumbulluar dhe vijojmë të evidentojmë raste abuzimi me pronën, qoftë atë publike e qoftë atë private. Ky evidentim nuk bëhet thjesht se s’kemi me ç’merremi apo se duam të çojmë njerëz përpara drejtësisë. Ky evidentim bëhet sepse abuzimi me pronën është shkelje e rendit kushtetues, është bllokim i jetës ekonomike të vendit. Në këta 6 muaj operim të Kadastrës së re Shqiptare, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore. Janë marrë 120 masa, përfshirë edhe largimet nga detyra, madje si një risi e jona, të gjitha masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonjësve. Janë trajtuar në këta muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës. Do të mjaftonin këto shifra për të dëshmuar se sa i thellë është problemi, se sa e thellë ka qenë reforma dhe se sa e madhe është pritshmëria e publikut ndaj këtij institucioni të ri. Harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por është e kuptueshme që këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik, pra pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimeve, zhvillimeve dhe iniciativës së lirë. Por, pikërisht në këto zona, problematikat e trashëguara të pronave bllokojnë shumicën e investimeve. Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kronikat e mediave në gjithë këto vite kanë trajtuar herë pas here problematika të tilla, por përgjatë këtij viti ky fluks është shtuar. Do të veçoja dy arsye për këtë çështje, e para tani Shqipëria kjo është, bregdeti i saj u nda dhe u s’tërnda dhe konfliktet kanë filluar të ngrenë krye ngado; dhe e dyta, gjatë këtij viti ndjeshmëria dhe reagimi i Qeverisë dhe e Agjencisë së re të Kadastrës, duke vënë dorën në plagë, është rritur dukshëm. Përpara disa kohësh, unë paralajmërova se problematika si ato të Vlorës do të bëhen publike edhe në zona të tjera. Do të ndeshen në Sarandë, ku i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det. I ndeshim në zonën e Butrinti dhe përreth tij, në situatat tragji-komike të Butrintit antik, i cili sot del me pronar. Do ndeshen përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë. Problematika të tilla janë bërë publike dhe do të vazhdojnë të bëhen publike në gjithë Gadishullin e Karaburunit, ku falë ndërhyrjes së Task-Forcës së Kryeministrisë u mundua t’i kthehej shtetit rreth 250 hektarë tokë e grabitur. Problematika të tilla do t’i ndeshim në bregdetin e mrekullueshëm të Spillesë, ku edhe këtu në një pikë që vuri dorën Qeveria u zbulua një vjedhje kolosale e tokës Shtet, e cila i është referuar organeve ligjore, apo po këtu, i gjithë brezi i pishave përgjatë bregdetit, tani rezulton i ndarë si tokë buke. Do t’i ndeshim këto problematika në të gjithë Gjirin e Durrësit, ku pikërisht këto ditë organet ligjzbatuese kanë ndërmarrë veprimet e para, nisur edhe nga indicie të bëra nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Më tej, do t’i ndeshim këto problematika në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shëngjinit, ku edhe bankina e Portit ka dal me pronar. Do t’i ndeshim këto problematika në Bregdetin e Velipojës, ku si tokë buke janë ndarë dhe pjesë e kënetave që prej mijëra vjetësh janë nën ujë. Nuk përbën asnjë kënaqësi për ne të denoncojme raste, apo punonjës tanët, të cilët në vite janë përzier në këtë llum. E bëjmë këtë sepse është e vetmja mënyrë që, nga njëra anë të pakësojmë konfliktet sociale dhe të ndikojmë në vendosjen e drejtësisë së pronës; dhe, nga ana tjetër, të japim mesazhin punonjësve të këtij sektori, të mos përzihen në afera të tilla. Më tej, si deri më sot, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha organet dhe agjensitë ligjzbatuese, për të bërë të mundur që në fund të këtij procesi të kemi një rregjistër prone të saktë dhe një institucion të besueshëm ndaj qytetarëve." ka thënë ndër të tjera Lame.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rira: 29/10/2019 16:22

    JANE PISLLEQET QE KA BERE SALIU ME BANDEN E TIJ TE MALOKEVE,,,,ZHDUKINI KETA NDYRESIRA.....ARTAN LAME MOS LER ASNJE PRONE TE KETYRE SHPELLAREVE NE KEMBE.....

    Përgjigju
  • Lulash: 29/10/2019 14:13

    Leri pordhet o Tan Lame dhe bejini punen siç duhet bere dhe mjafton. Jane titullaret e institucioneve te hipotekave apo tani se fundmi te kadastres qe duhen derguar pas hekurave. Perse nuk zbatohet ligji nga zyrtaret e kadastrave per çrregjistrimin e pasurive qe jane vertetuar si tituj pronesie te fituar ne menyre te padrejte? Perse behen transaksione me pronat kur per to ka vendime te gjyqesorit per vendosje te sekuestrove konservative? Te gjitha keto behen sepse zyrat e hipotekave dhe kadastrave historikisht kane qene celula partie dhe vazhdojne te jene te mbushura me te pa afte, me hajduter dhe maskarenj.

    Përgjigju
  • Adelina marto harisis: 29/10/2019 11:25

    Na kane grabitur token ne plazhin e Durresit qe babai Im e ka blere para viteve te luftes dhe qe ju konfiskua nga komunizmi, kemi te gjithe documentat originale.... jemi perpjekur por pa sukses......cfare do te behet ?..... kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi .... nuk mund te gjesh te drejten Cfare padrejtesie .........

    Përgjigju
    • Genci: 29/10/2019 14:37

      Paska qene larg-pames gjyshi

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi