Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në lidhje me përkeqësimin e motit, i cili ka shkaktuar jo pak dëme në akset rrugore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se situata është nën kontroll dhe në kohë rekord gjithçka do të kthehet në normalitet.
"Përkeqësimi i motit ka ndikuar operimet në akset rrugore, portet dhe aeroportin e vendit .
Situata është nën kontroll dhe grupet e punës janë në terren për të përballuar çdo situatë dhe për të rikthyer në kohë rekord gjithçka në normalitet", shkruan Balluku në rrjetet sociale.