Problemet nga shpopullimi, komuna në Itali ofron 9000 euro për këdo që shkon të jetojë atje/Ja kriteret

Problemet nga shpopullimi, komuna në Itali ofron 9000 euro për këdo që shkon të jetojë atje/Ja kriteret

Pamje nga komuna e Locanës

Komuna e Locanës në Itali po ofron një shpërblim prej  9000 eurosh  për ata që do të vendosin të shpërngulen atje. Destinacioni që ofron këtë shpërblim është një zonë e cila ka pësuar një rënie të ndjeshme të popullsisë përgjatë viteve të fundit.

Largimet e shumta nga Locana kanë ardhur për shkak të problemeve të pronësisë. Ky rajon është një zonë malore dhe kufizohet me Zvicrën dhe Francën. Kryebashkiaku i saj tha  për CNN se është i gatshëm të paguajë 9000 euro për familjet që duan të lëvizin atje për aq kohë sa kanë një fëmijë dhe kanë një pagë minimale prej 6000 eurosh në vit.

Ai gjithashtu deklaroi se popullsia në Locanë është ulur ndjeshëm përgjatë viteve të fundit e për pasojë edhe shkolla e saj po shkon drejt mbylljes.

"Popullsia e Locanës ka ardhur duke u ulur nga viti në vit. Shkolla jonë çdo vit përballet me rrezikun e mbylljes për shkak se në klasa ka shumë pak nxënës. Në Locana çdo vit ka 40 vdekje kundrejt vetëm 10 lindjeve. Është një fenomen i njohur në të gjithë Italinë ku, në 30 vitet e fundit, një në katër komunitete të vogla janë bërë qytete fantazmë. Tani në vend ka 139 fshatra me më pak se nga 150 banorë.

Dhe ndërkohë që marrëveshja e kryebashkiakut Mattiet fillimisht u ofrohet vetëm italianëve apo të huajve që tashmë jetojnë në Itali.

"Ne po kërkojmë që të tërheqim kryesisht të rinjtë dhe profesionistët që punojnë në distancë ose janë të gatshëm të fillojnë një aktivitet këtu", thotë ai. "Ka dhjetëra dyqane të mbyllura, bare, restorante dhe butiqe që po presin që të rinjtë t'i drejtojnë."

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës