Qysh kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtatorin e vjetshëm, kundërshtarët e tij në parti e në media theksonin pa pushim se ai ka një problem të jashtëm – me të PD-ja nuk mund të vijë në pushtet ngaqë është shpallur persona non grata nga SHBA dhe ngaqë nuk ka përkrahje në kanceleritë dhe partitë e djathta europiane. Përkrahësit e Berishës në parti e në media kundërpërgjigjeshin e vazhdojnë të kundërpërgjigjen me argumentin se, përderisa ai ka përkrahje të fuqishme të brendshme nga elektorati opozitar, e meriton të jetë udhëheqësi i opozitës.
Po sa e fuqishme është kjo përkrahje e elektoratit opozitar ndaj Berishës?
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit (të cilat shpesh po citohen nga përkrahësit e Berishës) treguan se vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive votuan për kandidtët e “Shtëpisë së Lirisë”, të përzgjedhur e të përkrahur në mënyrë energjike e kapilare nga Berisha. Ndërkohë, në ato 6 bashki, për kandidatët opozitarë (të PD-AN, LSI, etj.) kishin votuar vjet plot 40% e banorëve të rritur…
Nga një sondazh rigoroz që po zhvilloj aktualisht në terren, rezulton se vetëm gjysma e votuesve të vjetshëm opozitarë zgjedhin Berishën si politikanin e tyre më të preferuar (gjysma tjetër është e shpërndarë mes Metës, Bashës, dhe Asnjërit). Ndërkohë, Ramën, rivalin e madh të Berishës, e zgjedhin si politikanin më të preferuar të gjithë ata të anketuar që votuan vjet për PS-në (e madje edhe përtej)….
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51