Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se protesta e organizuar ditën e djeshme nga Rithemelimi nuk kishte asnjë lidhje me shqetësimet e qytetarëve por për të caktuar se kush do të jetë pasardhësi i Berishës.
“Mesazhi i dytë që dha nuk ishte halli as i Ramës as i shqetësimeve e varfërisë së shqiptarëve por problemi ishte që kush do jetë pasardhësi i kalit të ngordhur. Domethënë kali ngordhi, nuk ngrihet më sa të jetë jeta. Nuk del dot më nga atje ku është. Nuk e drejton dot më PD-në. Duhet pasardhësi. Dje konkurroi Flamur Noka, Luçiano Boçi, Salianji. Janë këta që duan me çdo kusht drejtimin e PD por nuk e duan veëm për karrierë por të kur të hetohen nesër për ato që kanë bërë të thonë se janë sulme politike ndaj tyre”- tha Beqiri.
Sipas avokatit, mesazhi i vërtetë i protestës ishte ‘lufta kundër SPAK’, me qëllim që Berisha të shkaktojë një ‘1997-të’ të dytë në Shqipëri.
“Ju e patë dje, edhe zërin Noka dje e bënte si Berisha, e zgjaste. Mesazhi real që i vuri vulën Saliu, ishte luftë e pamoralshme kundër SPAK-ut, si të luftojnë me bandën e vetë SHBA-të për t’i bërë ata që të mos i afrohen Shqipërisë me qëllim që të bëjë një ’97-të tjetër”- theksoi ai.
Lajmi kryesor:
‘Nuk ishin as 4 mijë persona’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Protestuesit u paguan nga 70 euro! Sollën autobusë nga Greqia me mbështetës të Belerit
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Frrok Çupi: 21 Janari, jeta nuk është rotacion
21 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!
21 Janar, 13:24