Lajmi bëhet i ditur nga policia e Durrësit, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se rasti në fjalë është denoncuar nga shtetasi G.Xh, përfaqësues i një OJF-je në Bubq.
Ky shtetas deklaron se është njoftuar nga kompania Cez të jetë debitor në shumën e 2 milionë lekëve të reja, pagesa të cilat sipas tij ia ka likuiduar rregullisht faturistit 51-vjeçar. Denoncuesi thotë se për të vërtetuar dëshminë e tij posedon edhe kopje të faturave si dhe librezën elektrike me firmat dhe vulat e këtij faturisti.
Sipas policisë, dyshohet që 51-vjeçari, faturist në kompaninë Cez, të mos ketë bërë derdhjen e shumave të marra nga OJF-të në arkën e kompanisë Cez.
Materialet për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
