Procedimi i Bashës, Salianji:
Qeveria po kërkon fundin e vet

Procedimi i Bashës, Salianji:<br />Qeveria po kërkon fundin e vet
Sekretari per Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, ka ironizuar padinë e Policisë së Shtetit në Prokurori për kreun e PD, Lulzim Basha, pas thirrjeve të tij për reagim të dhunshëm ndaj qeverisë.

Basha kërkoi nga protestuesit një ditë më parë që shpojnë gomat dhe thyejnë xhamat e institucioneve.

Ndërkohë, sipas anëtarit të kryesisë së PD, Ervin Salianji, me procedimin e Bashës qeveria po kërkon fundin e vet. 

Reagimi i Salianjit:
Kane themeluar republike te re, jo putiniste por putaniste! Pas nje hetimi te hollesishem dhe kontrolleve me mjete speciale te hetimit policia ka aritur te dokumentoje qe protesta duhet proceduar penalisht!! Jane kaq te brishte dhe te dobet sa me cdo menyre kerkojne fundin e vet!

Nga menyra e qeverisjes, nga perfaqesimi politik, nga babezia e treguar, nga arroganca ne dhunimin e te drejtave te qytetareve, nga dhunimi i lirise se shprehjes, nga privatizimi i Shqiperise per llogari te oligarkeve, nga mungesa e moralit ne qeverisje dikush mund te thote qe i ngjan putinizmit por ne forme te re putanizem!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit