Procedohet kreu i Njësisë 2
Tiranë,regjistroi zgjedhës fiktivë

TIRANË-Një procedim penal nga Policia ka tronditur LSI, që ka shpërthyer ditën e sotme në akuza ndaj ish-ministrit Tahiri.

Administratori i Njësisë Bashkiake nr 2. në Tiranë, Elez Gjoza procedohet penalisht nga Policia nën dyshimin se regjistroi fiktivisht 60-70 shtetas sikur ishin pjesë e banesës së tij.

Nga viti 2013 e në vijim, 58-vjeçari ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të Gjozës, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Por në një dalje publike Elez Gjoza dhe Luan Rama kanë hedhur akuza të rënda ndaj Saimir Tahirit dhe drejtuesve të policisë. Duke e cilësuar si ministër të kanabisit, Rama tha se Tahiri po përpiqet të trembë qytetarët për të bërë zgjedhjen e tyre.

Nga ana tjetër, Gjoza theksoi se ka nisur një tjetër kallëzim për akuzat në fjalë kundrejt policisë. Sipas tij, rasti i bërë sot publik ka lidhje me para vitit 2013 dhe është një çështje e mbyllur.

Hetimet: Gjoza u ofroi vende pune në këmbim të votës
Nga hetimet e kryera nga Specialistet e Hetimit e Korrupsionit, vertetohet se Elez Gjoza i ka kryer transferimet e gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimin e tyre pranë Njësisë Bashkiake nr. 2 duke u premtuar vende pune në këmbim të votës.

Ndaj Gjozës rëndojnë akuzat e detyrimit për pjesëmarrje në veprimtari politike, korrupsion pasiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

"Në datë 08.06.2017, specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit:
– E. Gj., 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i Njësisë Bashkiake nr 2. Nga informacionet e marra në rrugë operative, administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka rregjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë rregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të shtetasit E.Gj.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe rregjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve
", citon vendimi i Policise.
 
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.

Elez Gjoza, perfaqesues i LSI
Gjoza është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë njësi, ndërsa mban edhe postin e kreut të Federatës së Peshëngritjes.
Administratori i Njësisë Nr.2 është një emërim që vjen nga LSI. Më herët ai ka shërbyer edhe si Kryetar i zgjedhur i po të njëjtës Minibashki, para reformës territoriale



Ora 15:45 Mandija: Prokuroria të hetojë Elez Gjozën
Zv/kryeministrja Ledina Mandija, njëherazi në krye të Task Forcës për monitorimin e administratës shtetërore, ka reaguar pas procedimit nga policia të kreut të Njësisë Administrative Nr.2 në kryeqytet, Elez Gjoza.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit  të këtij viti.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara  nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit
”, thuhet në deklaratën e zv/kryeministres, Ledina Mandija.  

Ora 14:05 Shpërthen administratori i LSI: Sajmir Tahiri të shkojë pas hekurave
Administratori i njësisë nr. 2, Elez Gjoza hodhi poshtë sot akuzat se ka regjistruar persona per te perfituar vota. Gjoza shpjegoi se behet fjale per nje ceshtjje para vitit 2013 dhe Prokuroria aso kohe nuk gjeti gje. Ai akuzoi ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri se qëndron pas kësaj çështje.

Çështja i përket vitit 2013. Ky rast në fakt është para 2013 ku Prokuroria e ka shqyrtuar çështjen dhe nuk ka parë asnjë shkelje ligjore. Zyra e Gjendjes Civile në këtë njësi ka punuar sipas ligjeve. Kushdo qytetar është i lirë të banojë aty ku i përmbushen interesat. Akuzat e dytë është që unë shkëmbej vende pune për tu marrë qytetarëve votat. Kjo është qesharake. Unë si administrator edhe sekretaren time nuk e emëroj dot vetë, e emëron kryetari i Bashkisë. Akuza e tretë është që marr pjesë në fushatë elektorale. Është  e vërtetë, por fushatën e bëj pas orës 4. Deri në 4 jam në shërbim të qytetarëve. i bëj thirrje ish ministrit të brendshëm që mbolli Shqipërinë me hashash, nuk me tremb dot. Ju duhet të shkoni pas hekurave. Jo unë. Pas orës 4 do jem pranë forcës sime politike. Ishte para 2 ditësh koiçidenca që unë dhe ish ministri i hashashit që bënim fushatë afër e afër. Ai u terrorizua nga mbështetja e LSI”, tha Gjoza.

Nga ana tjetër, Gjoza theksoi se ka nisur një tjetër kallëzim për akuzat në fjalë kundrejt Policisë. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio