TIRANE - Institucioni i Avokati të Popullit dhe Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për t’u ardhur në ndihmë individëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare dhe janë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale për ndjekjen e çeshtjeve penale, civile ose administrative.
Shpesh herë pranë institucionit të Avokatit të Popullit janë paraqitur ndër të tjera, edhe kërkesa që janë jashtë funksioneve apo kompetencave të parashikuara në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni, shpjegon një njoftim për shtyp i AP.
Bëhet fjalë për “kërkesa nga individë apo grupe shoqërore, të cilët për shkak të pamundësisë financiare të ndjekjes së çështjes individualisht, apo edhe për kompleksitetin që ajo paraqet, kërkojnë që institucioni ynë t’i ndihmojë dhe asistojë në ndjekjen e procedurave administrative apo gjyqësore të tyre. Kërkesa të këtij lloji janë orientuar prej nesh për tu drejtuar pranë autoritetit shtetëror përgjegjës, Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike”.
Avokati i Popullit u shpreh se memorandumi i nënshkruar është një ndihmë ë shumë e madhe që u jepet qytetarëve në nevojë për të përballuar proceset gjyqësore. “Është një gamë e gjerë njerëzish që nuk arrijnë të kenë akses në drejtësi. Në këtë kuptim ndihma është shumë konkrete dhe bashkëpunimi mes Avokatit të Popullit dhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike është shumë i rëndësishëm”- shtoi z.Totozani.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com