'Procesi i 30 Qershorit të jetë i denjë', Rudina Hajdari mbështet Kongresmenin Engel

'Procesi i 30 Qershorit të jetë i denjë', Rudina Hajdari mbështet Kongresmenin Engel

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka mbështetur deklaratën e Kongresmenit, Eliot Engel i cili i ka bërë thirrje që të shmanget dhuna dhe procesi i 30 Qershorit të jetë i denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut dhe kombeve demokratike.

Po me të njëjtat fjalë si Engel, Rudina Hajdari thekson se politika duhet t’u japë shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në NATO.

"Sot, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, dha një deklaratë për situatën politike në Shqipëri. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike të shmangin aktet e dhunës dhe të angazhohen në drejtim të dialogut në përputhje me SUNDIMIN E LIGJIT dhe t'u japin shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në NATO" shkruan Rudina Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 27/06/2019 20:05

    Rudina nje vajz qe meriton respekt dhe admirim te uroj gjith te mirat ne jet e mos te behesh vegel e atyre qe te lan pa baba te shkosh perher perpara per kauzen qe nisi babai yt

    Përgjigju
    • Ine: 27/06/2019 20:56

      Po po Eni ke shume te drejte, perderisa e thua ti nga bodrumet e Bashkise

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë