30 Qershori/ Kongresmeni amerikan mik i Berishës: Procesi zgjedhor duhet të jetë i denjë, jo dhunë!

30 Qershori/ Kongresmeni amerikan mik i Berishës: Procesi zgjedhor duhet të jetë i denjë, jo dhunë!

Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, që është edhe një njohës i mirë i cështjes shqiptare ka reaguar për situatën politike që është krijuar në vendin tonë në prag të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Ai kërkon që të shmanget dhuna dhe procesi i 30 Qershorit të jetë i denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut dhe kombeve demokratike. Eliot L. Engel shprehet se kriza kapërcehet përmes dialogut dhe jo dhunës e konfrontimeve.

Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik.

Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë rrugën përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut dhe kombeve demokratike”, thuhet në reagimin e Eliot për Albanian Daily News.

Ai është një nga mbështetësit kryesorë që kishte Partia Demokratike në kongresin amerikan. Tradicionalisht shumë afër me PD-në, i njohur për lidhjet e forta me Berishën, pasi e ka takuar disa herë. Opozita ka bojkotuar zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Meta e zhdekretoi këtë datë duke dekretuar sot një të re, 13 Tetorin, por shumica shprehet e vendosur se zgjedhjet do të bëhen të dielën, teksa Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kreun e shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur