Procesi i Berlinit, ambasadori gjerman: Qeveria shqiptare po merr seriozisht organizimin e samitit ne Tiranë! Tregon rëndësinë që ka rajoni

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf thotë se qeveria shqiptare po e merr seriozisht organizimi samitin e Berlinit më 16 tetor në Tiranë. Nga Kolonja tha se qeveria shqiptare po i jep rëndësi dhe po bën të gjitha përpjekjet që procesi të ecë në rrugën e duhur.

“Është një kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u angazhuar në mënyrë të përqendruar për përgatitjen e takimit të ministrave.

Pronësia e këtij procesi që synon të marrë përsipër për këtë vit Shqipëria apo rajoni në tërësi mendoj që është diçka mjaft e rëndësishme dhe mendoj që është shprehje e iniciativës që ka ndërmarrë edhe kryeministri për tu takuar edhe me homologët e vetë në rajon.

Mendoj që të gjitha përqendrimet edhe përpjekjet në këtë drejtim janë të duhura”, tha Zingraf.

Zingraf kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë mundësinë e Procesit të Berlinit dhe të mos i lejojnë vetes hapa pas.

“Gjermania është e angazhuar në të 6 vendet e ballaknit perëndimor, në funksion të zgjidhjes problemeve dhe proceseve që i përafrojnë ata. Unë jam këtu në Shqipëri me detyrën si ambasador në Shqipëri, për të folur për Shqipërinë. Megjithatë përsa i përket rajonit sigurisht që unë do të thoja se të 6 vendet e rajonit nuk do ti lejonin vetes hapa pas, sepse hapa të tillë pas duke konsideruar dhe gjendjen botërore do të ishin hapa negative.

Por mund të them që formimi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim që prej vitit 2014, ka bërë që qeveritë mund të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike, madje kjo është përsëritur dhe prej Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë doja të thoja vetëm shfrytëzoheni këtë mundësi që jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit”, tha Zingraf.

Në përditësim...

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 06/07/2023 18:06

    Kur Merkel u vinte nga pas komunisteve mafioze te Ballkanit, me vizita e takime ne Tirane e gjetke, ata e pshurren per ca dollare me shume (ke amerikani). Ndersa sot, gjurmojne me "seriozitet" krahet e ngrohte te Merkel... na falni, Sholz. Ajo qe duket haptaz eshte se tashme i rekrutuari qysh kur bridhte si sportist mediokerr neper Evrope, sot i jep leksione te zot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh