Procesi i licensimit, drejtuesit e klubeve mblidhen në FSHF. Duka: Qëllimi të kemi ekipe sa më të organizuara

Në ambientet e federatës shqiptare të futbollit është zhvilluar sot një mbledhje mes drejtuesve të FSHF-së dhe përfaqësuesve të të gjithë klubeve të Superiores për procesin e licensimit 2020-21, i cili ka nisur më herët se kurrë me qëllim për të shmangur surprizat në momentin e fundit.

Në takimin e zhvilluar u diskutua për shumë pika, ndër të cilat mënyra e strukturimit të klubeve, mënyra e hartimit te informacioneve financiare të nevojshme sipas kërkesave të UEFA-s, plotësimin dhe hartimin e buxheteve për çdo grupmoshe, trajtimin e oficerëve të sigurisë, por edhe disa pika të tjera që kishin të bënin me organizimin e ndeshjeve.

Deri më 31 janar do të jetë afati i dorëzimit të draftit të parë të dokumentave për secilin klub, ndërsa deri më 28 shkurt duhet të jetë gjithçka e plotësuar. Duke parë se aspekti financiar është më i rëndësishmi, dorëzimi i dokumentave do të behet më 31 mars, ndërsa përgjigjja finale për klubet nga komisioni i lecensimit do të jepët më 30 prill.

Pas mbledhjes disa nga protagonistët u shprehën:

Armando Duka: “Objektivi i mbledhjes është procesi i licensimit, por jo vetëm kaq, një lloj bashkpunimi për ti ndërgjegjësuar klubet më shumë që të bashkëpunojnë me të gjithë eskpertët e federatës, me ekspertët që federata do të marrë jashtë saj, për të patur klube sa më të organizuara dhe që marrin rezultatet sa më të mira.”

Refik Halili: “Kjo mbledhje ishte e vlefshme sepse pjesa ligjore apo financiare është pikë e dobët. Do të ketë një mbështetje nga ana e specialisteve si nga ana e klubeve dhe nga ana e federatës, kjo është diçka shumë e mirë. Do të shohim të metat që kemi, të konsultohemi me specialtët dhe për të ardhmen të bëjmë më të mirën.”

Sinan Idrizi: “Ne lamë një datë të qartë për mbledhjen tjetër, pra jo teorike por praktikisht. Folëm për ligjet e sporteve dhe rrugëtimin për ligjen e sporteve. Përfundimisht nga ky rrugëtim do të kuptojmë nëse do të jemi të gjithë bashkë apo gjysmëbolshevik si kryetarët e bashkive që vijnë këtu dhe në të tjerët nuk e dimë se çfarë jemi.”

Arsyeja përse procesi i licensimit nisi kaq herët këtë vit është për shkak të problemeve të shumta të disa klubeve, si dhe presionit në rrijte të UEFA-s në këtë aspect.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qemal Stafa: 26/09/2019 18:40

    Qeĺlimi qe Duka te vjedhe sa me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit