Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla tha se kërkesa e dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës për shtyrjen e afatit me një javë të konferencës së parë të kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, u miratua.
Ai tha se Mediu dhe Doda kërkuan më shumë kohë për t’u përgatitur, ndërsa shtoi se nesër pret të marrë konfirmimi nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
“Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me Shoqërinë Civile ku kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit si dhe kemi marrë një pjesë propozimesh që janë me shumë vlerë që lidhen me figurën e Presidentit të Republikës, çfarë duhet të përfaqësojë Presidenti i ri i Republikës për të filluar që të ndërtojmë kriteret mbi të cilat të orientohet procesi për zgjedhjen e kandidatëve apo kandidates për President. Ndërkohë po sot ne kemi patur kontakte me dy prej tre Grupeve Parlamentare të Opozitës, me Zotin Mediu dhe më herët edhe me zonjën Doda ku kemi marrë prej tyre si një kërkesë të parë paraprake pas prezantimit nga ana ime të kalendarit të propozuar si Kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve dhe zhvillimin e raundit të parë.
Kërkesa ka qenë nga të dy kolegët por për të marrë pak më shumë kohë, ndoshta për të riskeduluar këto afate me një javë shtesë, që do të thotë se kërkesa e tyre ishte që Konferenca e parë e Kryetarëve për fillimin e procesit të mos jeta data 29 Prill por data katër ose gjashtë Maj, në varësi të afateve që do biem dakord dhe pastaj duke mos harruar por duke e përsëritur gjithmonë që brenda çdo shtatw ditëshi për t`u zhvilluar raundet pasuese. E kam mirëpritur fleksibilitetin i cili në këtë rast duhet të jetë maksimal, propozimin e dy grupeve të opozitës për t`u tërhequr nga propozimi ynë i parë, pra afatet për të cilat jeni të gjithë në dijeni dhe në funskion të kësaj bisede nesër do t`i drejtohem përsëri me një shkresë Kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate dhe po ashtu në ditët në vijim konfirmim nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisw Demokratike zoti Alibeaj, për shkak se sot ka qenë e pamundur për t`u takuar për disa rrethana të mirkuptueshme sepse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është mbledhur dhe si e tillë edhe vendimmarrjet e tyre duhen respektuar. Nuk po hyjmë në detaje më të shumta, ajo që për mua ka rëndësi është që Presidenti i Rpublikës në Kuvendin e Shqipërisë po ecën brenda një kalendari do ta quaja unë të shpejtë por natyrshëm edhe të hapur. Ajo që ne e kemi thënë prej ditës së parë është që ne duam një proces transparent, një proces gjithëpërfshirës, një dialog konstruktiv mes të gjitha Grupeve Parlamentare dhe besoj që kemi arritur në këto do t`i quaja dy ditë para, sepse procesi ka filluar prej dy ditësh të vendosim shina të forta për të ecur në këtë proces. Ajo që kam vërejtur nga takimi me zotin Mediu besoj që do të arrijmë të identifikojmë binarët kryesorw të ecjes më tej të shinave të këtij procesi kwshtu që në këtë aspekt jam shumë optimist sepse niveli i dialogut politik konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2022 është aq i qëndrueshëm sa t`i japë Shqipërisë një President me cilësi konsensuale. Sesa i madh do të jetë ky Konsensus këtë nuk mund ta parashikoj sot, por ajo që mendoj unë dhe që i kam bërë me dije edhe zotit Mediu edhe zonjës Doda në komunikimet që kemi patur bashkë me kolegen Spiropali, ka qene bindja jonë që ne duam që Shqipërisë t`i japim një President të njërës palë apo të palës tjetër, duam të ketë një President apo Presidente që vlerat kushtetuese të unitetit të popullit t`i ketë dhe t`i mbartë gjatë gjithë mandatit 5 vjeçar.”, u shpreh Balla.
Lajmi kryesor: