Procesi i Vettingut, nuk do të
pranohen kandidatura të reja 

Procesi i Vettingut, nuk do të<br />pranohen kandidatura të reja 
Ndryshon procedura për anëtarët e komisioneve të Vettingut. Përmes një projektvendimi që u miratua në seancën e sotme plenare nuk lejohet që të ketë aplikime të reja, por vetëm ata që kishin mungesë dokumentacioni ti plotësojnë.
 
Kuvendi ndryshoi procedurat pas refuzimit të Avokatit te Popullit për të rihapur aplikimet për anëtarë të Komisionit të Vettingut.
 
Pas miratimit në Kuvend, Avokati i Popullit do të pranojë vetëm plotësimin e dokumentacionit për kandidatët e vjetër.

Në datë 6 Mars Parlamenti vlerësoi se 21 kandidatët e publikuar nga Avokati i Popullit të cilët plotësojnë kriteret, janë të pamjaftueshëm pasi duhen 27 emra për funksionimin e komisioneve të Vettingut duke rikthyer listën.

Ndërkohë që opozita e ka bojkotuar procesin e ngritjes së komisioneve të Vettingut, pasi ka vendosur kusht qeverinë teknike dhe zgjedhjet e lira. 

letra fatmir xhafa

letra fatmir xhafa
Vendimi i miratuar sot në Kuvend për procesin e Vettingut

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët