Dy ditë më parë, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, pritej të zhvillohej procesi në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe Elidon Harizajt. Por, si edhe pesë herë të tjera rresht, ka ndodhur e njëjta gjë. Radhën e kaluar, avokatët kanë pretenduar se nuk e dinin datën e seancës, ndaj dhe kanë munguar, duke shtyrë seancën.
Nndërsa dy seanca më parë, kishte munguar kryetari i trupit gjykues, për arsye familjare. E njejta gjë ka ndodhur edhe të hënën, pa asnjë justifikim nga mbrojtja. Kështu është shtyrë për të gjashtën herë radhazi, seanca gjyqësore në ngarkim të Shullazit dhe Harizajt.
Ata u arrestuan me 29 Qershor të 2012 për armëmbajtje pa leje, në një makinë të blinduar të kryqëzimi i Shëngjinit, pasi policia dyshoi për ndonjë plan kriminal. Edhe këtë herë shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokateve mbrojtës.
Emiljano Shullazi ka kërkuar që të mbrohet nga Sokol Mengjeli, ndërsa Helidon Harizaj ka kërkuar të mbrohet nga Ardjan Lekaj, megjithatë avokatët nuk kanë qënë të pranishëm në seance dhe nuk kanë paraqitur asnjë arsye për mungesën e tyre. Dy të pandehurit kishin paraqitur prokurën për t’u mbrojtur nga avokatet mbrojtës, Lekaj dhe Mengjeli, të cilët nuk dihet nëse do të paraqiten në seancën e datës 29 prill.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com