Procesverbali/ Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër, kërkonte shkarkimin e Aleksandër Meksit

Procesverbali/ Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër, kërkonte shkarkimin e Aleksandër Meksit

Bashkim Gazidede dhe Sali Berisha

Pasditen e 2 marsit 1997, Sali Berisha urdhëron mbledhjen me urgjencë të Kuvendit, për t’i hapur rrugë shtypjes së rebelimit popullor pas mashtrimit me firmat piramidale, grabitjen e zgjedhjeve të 26 marsit 1996 dhe dhunës shtetërore, duke përdorur SHIK-un. Në këtë seancë u miratuan dhe hynë në fuqi ligji për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme dhe gradimin e kreut të SHIK-ut, Bashkim Gazidedes gjeneral të përgjithshëm për udhëheqjen e betejës për shtypjen e rebelimit popullor, sidomos në zonat e Jugut të vendit. Me këtë lëvizje duke përdorur Parlamentin, praktikisht Berisha vendos Gazideden, si i vetmi ushtar besnik që i kishte mbetur, në krye të ushtrisë, policisë dhe SHIK-ut.

Gjatë kësaj seance të paprecedentë, vetëm Azem Hajdari doli kundër planit. Hajdari ishte pro shtypjes së rebelimit, por kur Bashkim Gazidedes, pasi ky i fundit e kishte përgjuar dhe survejuar për vite me radhë për llogari të Berishës. Në këtë seancë, Azem Hajdari u shpreh kundër bashkimit të SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, ndërsa i kërkoi edhe një herë Berishës shkarkimin e Aleksandër Meksit si kryeministër. Azem Hajdari kishte disa muaj që kishte nisur një valë kritikash ndaj Meksit dhe kërkonte me ngulm shkarkimin e tij. Por në vend që të shkarkonte Meskin, Berisha kishte përjashtuar Azemin nga grupi i PD dhe nga partia që në janar të vitit 1997, pra dy muaj para zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme. 

Nga ana tjetër, gjatë kësaj seance, kryeministri Aleksandër Meksi kërkonte të mos bëheshin shumë debate dhe të miratoheshin aktet me shpejtësi, pasi sipas tij po shtoheshin viktimat nga rebelimi i të kuqve, duke iu referuar socialistëve. Propozimet e Azemit nuk u morën parasysh dhe aktet e diktuara nga Berisha, për t’i hapur rrugë tentativës për të pushtuar Jugun me batalione të krijuara me militantë të PD dhe punonjës të SHIK u miratuan në kohë rekord. Deputetët e Partisë Socialiste kishin bojkotuar Kuvendin dhe diskutimet zhvilloheshin vetëm mes demokratëve. 

Diskutimet në Kuvend në 2 mars 1997 për shtypjen e rebelimit popullor 

-Pjetër Arbnori: Meqenëse shumica e deputetëve janë të pranishëm, seanca hapet. Për shkak të kryengritjes së armatosur që ka shpërthyer dhe ku janë përzier grupe terroriste, si dhe të burgosur ordinerë, të liruar pas shpërthimit të kampeve, thirrëm këtë seancë të jashtëzakonshme dhe Parlamenti gjatë gjithë kohës do të rri i mbledhur për t’u bërë ballë me ligj dhunës së tërbuar që ka shpërthyer në disa qytete, djegieve, shkatërrimeve, vrasjes së oficerëve të SHIK-ut,
grabitjes dhe marrjes me dhunë të armëve në repartet ushtarake. Për këtë arsye Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë do të fusë sot në rendin e ditës: 1. Ligjin “Për gjendjen e jashtëzakonshme”. 2. Ligjin “P6r shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”. 3. Ligjin Tër bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ngarkimin e SHIK-ut dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtypjen e kryengritjes”.

-Azem Hajdari: Pa dyshim, edhe unë, si të gjithë deputetët, jam koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, duke qenë plotësisht i bindur se duhet të kontribut përkrah deputetëve dhe përkrah jush. Por, duke qenë gjakftohtë e duke e njohur ndoshta në thelb e në detaje situatën, por edhe ligjin dhe legjislacionin për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si edhe ligjin për rendin, specifikisht ligjin për policinë e rendit e për policinë kriminale dhe ligjin për SHIK-un, e para, e quaj të panevojshëm bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, për arsye se Ministria e Brendshme i ka të gjitha mundësitë dhe degët e veta operative, siç është policia kriminale, për të lokalizuar vatrat e krimit dhe për të ndërprerë përnjëmend frymën revolucionare në vend, kur dihet se ajo është e lokalizuar. E dyta, SHlK-u, ndonëse u cenua dhe, e para, duhej të shpallej zi për ata oficerë të cilët u gjakosën në krye të detyrës, i ka të gjitha mundësitë informativo-gjurmuese për të informuar rreth proceseve që zhvillohen dhe për të vënë në lëvizje forcat e vendit.

Dhe, së fundi, Ministria e Mbrojtjes, po kështu, i ka të gjitha mundësitë dhe dislokimin operativ të studiuar për situatat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme për të neutralizuar me vatra operative të caktuara çdo lloj lëvizje ose kryengritje me dhunë, e cila bie ndesh me frymën demokratike dhe me institucionet e vendit. Ne këtë kuadër, unë do të mbaja këtë qëndrim: Jam plotësisht për angazhimin dhe koordinimin e veprimeve të forcave të armatosura, si të forcave civile të Ministrisë së Brendshme, ashtu dhe të forcave gjurmuese dhe informative të SHIK-ut, po kështu dhe të forcave të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar vatrat e krimit e për të kryer çarmatosjen e atyre personave që, nën emrin e revolucionit proletar ose nën emra të tjerë kriminale ose mafiozë cenojnë kushtetutshmërinë e vendit.

Por, në asnjë mënyrë,
mendoj qe nuk është rruga-gjakftohtë problemi i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, për faktin se komplikacionet e ndryshme do të vijnë duke mos respektuar disa procedura. Edhe një herë këmbëngul në dhënien e legjitimitetit të vërtetë Kryetarit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha; edhe një herë këmbëngul që Partia Demokratike, i ka të gjitha mundësitë, të gjitha mundësitë intelektuale, ka edhe kredibilitetin e duhur për të caktuar kryeministrin e ri; edhe një here këmbëngul se forcat politike duhet të shprehen ose për demokraci, ose për rrugë të tjera, që edhe shteti të ndërhyjë dhe ne të ecim përpara, drejt një demokracie të vërtetë...

-Aleksandër Meksi: S’ka kohë. Amendamentet u paraqitën, të kalohet në votim, për të kaluar në
masa të tjera, sepse unë jam i detyruar të jap një sërë urdhrash, që nuk mund të jepen, se dhe kohë s’ka. Njerëz të armatosur janë në Panaja, në të gjitha kodrat e ullinjve, siç u tha këtu, njerëz të armatosur janë drejtuar në Lushnje, një pjesë janë bllokuar, të tjerë drejt Rrogozhinës për në Kavajë. Ju lutem, mos na vononi, mos shtoni viktima të tjera të terrorit të kuq dhe të spiunëve.

-Pjetër Arbnori: Do ta jap fjalën për shpjegim vote, zotëri, por unë mendoj të votojmë nen për nen dhe pastaj...se ju folët për mos bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, gjë qe nuk është në këtë ligj, por është në tjetër Iigj. Unë votova ligjin “Për gjendjen e jashtëzakonshme në rastet e cenimit të rënde të rendit publik”. (Insiston të flasë z. Azem Hajdari)

-Azem Hajdari: Z. Kryetar, edhe një herë i përmbahem mundësisë sime për të kontribuar përsëri. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset në rastet kur cenohet rendi kushtetues (reagim dhe
zhurme nga deputetët e tjerë) Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Më falni një minutë, ju lutem.

Pjetër Arbnori: Z. Azem Hajdari, ne e morëm vesh qëndrimin tuaj, megjithatë është e
drejta juaj të shpreheni... urdhëro, thojeni! 

-Azem Hajdari: Nuk i prish punë këtij Parlamenti që të thotë “cenimi i rendit kushtetues”
dhe “jo i rendit publik”. Është me rëndësi jetike, prandaj pyesni edhe ndonjë jurist. Kur cenohet rendi kushtetues, është normale kjo që mund te bëhej bashkarisht jo për rendin publik. Prandaj, po deshe, ti bëhet një ndryshim në titull... (Zëra në sallë) Ju lutem...

-Pjetër Arbnori - U miratua ligji me 117 vota pro dhe një kundër.

-Engjëll Dakli: Z. Kryetar, shumë të nderuar deputetë! Në këto momente kur ne si demokratë, me tolerancën tonë treguam për 6 vjet së cilët jemi, paçka të ndarë me gjak nga komunizmi, unë mendoj që te ngrihemi në këmbë, në shenjë respekti, me një minutë heshtje për martirët që dhanë jetën për të treguar se shteti mbrohet nga shtetarë të ndershëm. Kjo është edhe një thirrje e të gjithë punonjësve të rrethit të Elbasanit.

Pjetër Arbnori: Ju ftoj të ngriheni në këmbë për 6 martirët që ranë në krye të detyrës. (Ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë në heshtje një minutë) I lavdishëm qoftë kujtimi i tyre! (Duartrokitje). Pika e tretë projektligji “Për bashkimin e S)HIKut me Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Projektligji ka një nen me këtë përmbajtje: “Shërbimi Informativ Kombëtar bashkohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Neni tjetër: “Ky vendim hyn në fuqi në datën 2.3.1997, në orën 17.40”.

-Agron Musaraj: Z. Pjetër, çdo të thotë “bashkohet me Ministrinë e Brendshme”? Ka ndonjë
specialist këtu që të na i shpjegojë? Sepse inkuadrimi është gjë tjetër dhe bashkimi tjetër.

-Pjetër Arbnori: Janë në një ministri.

-Agron Musaraj: Si bëhen një ministri? Kemi ndonjë specialist që të na i shpjegojë? I bashkuar nuk quhet me pushtetin lokal, sepse ngaqë u bashkua Ministria e Rendit me pushtetin lokal, u përfitua Ministria e Brendshme. Ç’do të thotë tani “bashkohet? Bëhet drejtori?

-Pjetër Arbnori: SHIK-u inkuadrohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Agron Musaraj: Në ç’shkallë të piramidës së Ministrisë së Punëve të Brendshme do të qëndrojë SHIK-u?

-Halit Shamata: Ideja është që forcat e SHIK-ut inkuadrohen në repartet antiterror të Ministrisë së Brendshme.

-Alfred Serreqi: Më kujtohet që ky Parlament ka miratuar një ligj që përcakton strukturën e SHIK-ut, prandaj në këtë rast duhet të shprehet Komisioni i Ligjeve se çfarë papërputhshmërie ka propozimi që bëhet për një bashkim të tillë, i cili nuk është definicion juridik. Ç’do me thënë “bashkohet”? Ne kemi një ligj për SHIK-un.
-Pjetër Arbnori: Inkuadrohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Alfred Serreqi: Pa hyrë tek inkuadrimi, së pari, duhet te shprehet qarte për këtë problem
Komisioni i Ligjeve, se mund te jemi në kundërshtim me ligjin kushtetues dhe me ligjin përcakton kompetencat e SHIK-ut

-Azem Hajdari: Z. Kryetar, kjo që po diskutojmë është gjëja me e thjeshtë ne konceptin e legjislacionit në Shqipëri. Pse? E para, kjo bëhet me një urdhër të përbashkët, domethënë Kryetari i SHIK-ut plus Ministri i Brendshëm me një urdhër të përbashkët kryejnë një problem të tillë. E dyta, kompetencën ekskluzive te kësaj e ka Këshilli i Mbrojtjes, ku Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i SHIK-ut janë anëtarë te Këshillit të Mbrojtjes dhe përderisa atyre u dhamë këto kompetenca, që parashikohen në ligjin për Këshillin e Mbrojtjes, kanë edhe kompetencën për të bashkuar në detyra të caktuara funksionale një kompetencë të tillë legjislative. E treta, funksionet e tyre atakohen në Kushtetutë dhe kjo ishte arsyeja që unë fola më përpara. Pse? Kryetari i SHIK-ut caktohet me propozim te Këshillit të Ministrave dhe është në kompetencë të Parlamentit. Prandaj, që te mos bien ne konfrontim të funksionit, por që të realizohen detyrat operative që kërkon Ministri i Brendshëm dhe sidomos bashkimi i degës kriminale me kundërzbulimin, se kjo kërkohet nga detyrat antiterror në Shqipëri, duhet një urdhër i përbashkët i z. Gazidede me z. Shamata dhe që në këtë moment, me miratimin e Komandantit të Përgjithshëm, ajo është e realizueshme. Kjo është juridikisht. Kurse nga ana tjetër, është ajo qe tha z. Musaraj, duhet të rrëzojmë një dekret që t’i ndryshojmë emrin ministrisë, qe te realizojmë një gjë te tillë, por prapë se prapë nuk do te bënim atë që u kërkua.

-Jozefina Topalli: Z. kryetar, në emër të Komisionit të Ligjeve ju kërkoj pak kohë për të diskutuar këtë vendim.

-Pjetër Arbnori: Seanca ndërpritet një çerek ore.

-Pjetër Arbnori: Zotërinj deputetë rifillon seanca. Fjalën e ka kryetarja e Komisionit te Ligjeve, zonja Jozefina Topalli.

-Jozefina Topalli: Komisioni i Ligjeve bashkë me Komisionin e Mbrojtjes e të SHIK-ut është dakord për kalimin e vendimit, në të cilin theksohet: “Forcat e armatosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të SHIK-ut ngarkohen nga Parlamenti për shtypjen e kryengritjes së armatosur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe për vendosjen e rendit kushtetues e publik. Këto forca që do të angazhohen për kryerjen e detyrës së mësipërme, do të komandohen nga gjeneral Gazidede”.

-Pjetër Arbnori: Hapet votimi. Kush është dakord për miratimin e këtij vendimi? U lutem deputetëve të vijnë për të votuar. Votimi vazhdon. Mbyllet votimi. Miratohet vendimi i Parlamentit për bashkimin e forcave të SHIK-ut dhe të forcave të armatosura të Ministrisë së Brendshme përshtypjen e kryengritjes dhe për emërimin e gjeneral Bashkim Gazidedes si komandant për këtë çështje. Kam pasur një kërkesë për të votuar një deklaratë të shkurtër e të prerë, që i bën apel popullit shqiptar të distancohet nga terroristët dhe nga kriminelët ordinerë. Ju lutem, bëni redaktimin e saj në 15 rreshta dhe të paraqitet. Mbas një çerek ore
fillon seanca.

-Aleksandër Meksi: Një minutë, se mbase nuk e kemi shprehur mirë. Fjala është këtu: Vetëm në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme ka të drejte Komandanti i Përgjithshëm të përdorë edhe reparte te caktuara me urdhrin e tij dhe me vendim të Këshillit të Mbrojtjes për ruajtjen e rendit. Pra, këtë të drejtë e ka. Kjo nuk është që përjashton forcat e armatosura, po kjo thotë që vetëm për grupin e forcave të armatosura të Ministrisë se Brendshme, të parën, dhe të SHIK-ut, te dytën, që do të ngarkohen me këtë punë, i komandon filani.

-Azem Hajdari: Lidhur me atë që thotë kryeministri, do të them që ne nuk po ndërtojmë struktura kushtetuese. Çdo kompetencë ia kemi lënë Këshillit të Mbrojtjes dhe dy organeve, që prape varen nga ky Parlament për të kryer një detyrë të caktuar për vepra penale të klasifikuara ne Kodin Penal dhe nuk ka nevojë p6r sofizma. Dihet që Komandanti i Përgjithshëm ka këto funksione, Këshilli i Mbrojtjes ka këto funksione dhe këto dy forca kanë funksion për të sjellë në gjendjen e mëparshme rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bossi: 23/08/2020 01:16

    Luqaxhinjte e aty e kishin Berishen ,, Pse Nuk bon Drejtesi ??????!!! Sepse te gjithe kan shku me I kerku nga 1 Supernder ne jeten e tyre , ps , lsi , pki lmc , icm ect ect ect !!!!!!!!! Dhe Kur je i perlym ne mut , nuk mjaftojn : zeni , peshkaqeni , krokodili , ariu , komshiu , kiu , miu , gerdeci , speci , lenci ???!!!!! Ne albanikabulobageria e di shum mir EU & SHBA se ca bohet nga “1912” e der tani , nuk ka ngel as ripjellja , as ppsh , as ps , as pd , as ...... ! Ne meqe sjena te Zot , ta morim me long se mishi ene fasulja ka maru

    Përgjigju
    • maloku: 23/08/2020 12:33

      bravo e ke qenis ma mir me ba referendum e me u kthy nen pushtimin gjerman

  • vera: 23/08/2020 00:01

    VERENI MALOKUN NE QEVERI PO DESHE ,,,,VETEM TE VJEDHIN DHE TE VRASIN DINE,,,ASNJE PUNE TJETER NUK DINE SHEMBULLI ME I SAKTE ESHTE SALI BERISHA ME BANDEN E TIJ,,8 VJET 2005-2013 NDENJEN DHE ASNJE SHKOLLE TE RE NUK BENE NE TIRANE APO KUDO,,,,,QE DONIN TA TRAJTONIN SHQIPERINE SI CIFLIG PER TE VRARE DHE VJEDHUR,,,TE DYJA I BENE NE 1997,,VODHEN 2 MILIARD DOLLARE TE SHQIPTAREVE NE PIRAMIDAT DHE VRANE 3000 SHQIPTARE,,,AS ENVER HOXHA NUK VRAU DOT 3000 VETA PER 4 VJET ,,,ATIJ JU DESHEN 45 VJET,,,KURSE KY MASKARA PER 4 VJET VRAU 3000 PERSONA,,DHE 30 TE TJERE NE GERDEC DHE BULEVARD,,KETO KRIME TE SALIUT,,,DHE METES NUK I LAN DOT ASNJE KISHE,,XHAMI APO TEQE BEKTASHIE,,,ATO KRIME I LAN VETEM SPAKU...

    Përgjigju
  • Vicifoli: 22/08/2020 23:22

    Berisha u shtypi koken lebeve

    Përgjigju
  • Turi: 22/08/2020 14:30

    Akoma me keto histori te brishta edhe kur te vdesin Sali Berisha prap fajin e ka (Saliu) sinqerisht me vjen keq qe akoma ne SHqiperi mediat shkruajn nen presion te qeverise dhe Bosit turp keshtu ,jo qe me intereson politika por mbas 30 vite (demokraci )akoma keni ngele vednumero zoti i ndihmofte shqipetaret kudo qe ndodhen .Flm

    Përgjigju
  • Tuku: 22/08/2020 13:59

    Muabete kot! Ne 1997 u vrane 3 mije Shqiptare. Asnje s'mbajti prgjegjesi! Merren me te vdekurit.. aty i keni verdalle hajuni M...in. Asgje s'keni per te bere. Thjesh furtune ne Gode.. ha Sali i qete shijoji te gjitha,te pa Perendia..

    Përgjigju
  • Tosi: 22/08/2020 13:55

    Poshtersi te medha ka bere ne 97 dhe ish shefi ushtarak i partise demokratike Gjeneral major Shabon Tapia.

    Përgjigju
    • robi: 23/08/2020 10:09

      Po kolonel Sali Lushe kundertanku, kryeperbindeshi i 97 tes pak ka bere duke terrorizuar jugun me tank

  • Populli: 22/08/2020 10:29

    Turp qe jane akoma ne qarkullim keta ndyresira

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/08/2020 10:24

    Sales i duhej bashkimi i forcave të armatosura, policis dhe Shik-t nën një ombrell sepse kështu e kërkoi dhe e realizoi UDB-a serbe , që u fut 100% në sistemin mbrojtës të Shqipëris...!!! Këtu ka qenë me doemos që të ngritej një gjykat speciale nga jasht për këtë tradhëti që iu bë vendit !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja