Prodhim i 'La Masia', Ivan Balliu rrëfehet në Spanjë: Dani Alves 'më largoi' nga Barcelona, Messi rikthehet

Prodhim i 'La Masia', Ivan Balliu rrëfehet në Spanjë: Dani Alves 'më largoi' nga Barcelona, Messi rikthehet

Ivan Balliu

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Rayo Vallecano në La Liga, Ivan Balliu ka bërë një rrëfim të gjatë në Spanjë. Për të përditshmen "Sport", mbrojtësi i krahut të djathtë ka folur për përballjen mes Rayo-s dhe Barcelonës që luhet nesër në 22:00. I dalë nga moshat e Barcelonës, Balliu kaloi tetë vite në "La Masia", teksa sipas tij një mbrojtës si Dani Alves në organikën e klubit e "largoi" nga katalanasit.

"Nuk duhet të shqetësoheni për orarin, por si e keni barin e fushës?

Është perfekt, ne u stërvitëm në stadium vetëm një ditë para ndeshjes. Bari i Vallecas është gjithmonë i mirë, nuk do të ketë asnjë problem.

A është e vështirë të luash pasdite?

Po, ndikon shumë. Le të shohim, ora dy e më shumë nuk është një kohë e keqe, sepse dielli po lind, por në katër, apo edhe gjashtë, kur po perëndon, ju vjen drejt e në sy dhe nuk shihni asgjë.

Barça, pothuajse kampione, dhe Rayo, praktikisht e mbijetuar në La Liga…

Uroja që katalanasit të vinin të qetë në këtë ndeshje, por nuk mendoj kështu. Ne kemi pasur gjithmonë rezultate të mira kundër tyre, mendoj se Xavi do të vijë i përgatitur. Kjo Barçë nuk relaksohet kurrë, Xavi nuk e lejon. Ajo mund të jetë pak e lodhur pas përpjekjes kundër Atléticos.

Ajo që nuk duket e lodhur është Rayo. Këtë vit e keni mbajtur ritmin e fazës së parë…

Po, vitin e kaluar ishim shumë mirë fazën e parë. Patëm një rënie të madhe në të dytën, pjesërisht për shkak se arritëm në gjysmëfinale të “Copa del Rey”. Këtë vit u përjashtuam shumë herët.

A e shikoni Evropën?

Nuk është objektiv, do t’ju thoja se po shikojmë akoma poshtë, te zona e zbritjes.

Sa i rëndësishëm është Iraola në këtë ekip?

Shumë, për mënyrën se si na bën të luajmë, për intensitetin me të cilin luajmë, për futbollin që ai propozon. Nuk e di nëse është 100 përqind sekreti i Rayo, por ai mban një pjesë të madhe të meritave.

Barça do ta fitojë La Liga-n, nëse nuk ndodh ndonjë e papritur e madhe. Ju i njihni mirë kërkesat e klubit kalatanas, sepse keni qenë tetë vite atje, qysh kur ishit fëmijë. A ju ka bindur skuadra e Xavit?

Barça luan shumë mirë dhe e ka mbajtur shumë herë portën e vet të paprekur. Kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll, veçanërisht nëse ke cilësinë që Barça ka përpara. Dhe nëse Barça nuk ka luajtur mirë, shikoni skuadrat e tjera. Sigurisht që nuk po dominon si Barça e Pep-it, as rezultatet nuk janë aq të mëdha, por edhe skuadrat konkurrojnë.

Çfarë i mungon për të qenë konkurruese në Evropë?

Barcelona pati fatin e keq, patën edhe probleme lëndimesh në ndeshjet kyçe… Është një ekip shumë i ri, me lojtarë shumë të rinj. Jam i sigurt se sezonin e ardhshëm do të garojë shumë më mirë. Futbolli po bëhet më fizik dhe në disa ndeshje Barça e ka parë veten më në vështirësi atje në Europë, por është çështje kohe.

Te Barça diskutohet gjithçka…

Është një klub kërkues dhe njerëzit janë gjithashtu, por Xavi po bën një punë spektakolare. Ai mori një ekip shumë të demoralizuar, ka ndryshuar idenë për gjithçka dhe është afër titullit të La Liga-s, objektivi kryesor.

Po flitet për rikthimin e Messit, a do ta firmosje?

Po, sepse kthimi i tij do ta rriste edhe më shumë La Liga-n. E meriton ta përfundojë karrierën te Barça. Do të jetë i mirëseardhur.

Edhe në moshën 36-vjeçare?

Shikoni Botërorin e Katarit për të kuptuar se çfarë mund të japë akoma Messi. Këta lojtarë gjithmonë japin performanca të jashtëzakonshme. Pastaj, po u kthye te Barcelona, ai tashmë ka Gavin për të vrapuar.

Çfarë lojtari duket Gavi…

Është i pabesueshëm, sa i ri është dhe sa personalitet ka, çka nuk ta mësojnë te Barça. Ose e ke, ose nuk e ke personalitetin.

Preferoni të markoni Gavi apo Vinicius?

Vinicius është padyshim, së bashku me Dembélé, futbollisti që kërkon më shumë kujdes nga ju kur vjen puna për ta markuar. Duhet të jesh shumë të fokusuar dhe të mos i jepni hapësira. Por si anësor preferoj të kem një lojtar referues, një anësor të pastër sesa një që zbret, që futet brenda dhe i jep hapësirë ​​anësorit.

Çfarë ju duhej për të arritur në ekipin e parë të Barçës?

Epo, ishte Dani Alves në rolin tim atëherë, por jo gjithçka përfundon te Barça", tha Balliu.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja