TIRANË- Fermerët shqiptarë pritet tashmë të kenë akses në tregun Italian përmes kontratave të drejtë për drejta mes grumbulluesve shqiptarë dhe hipermarketeve në Itali. Veçanërisht nga këto marrëeshje pritet të përfitojnë pridhuesit e ullirit dhe vajit të ullirit, një produkt që pritet të çertifikohet, pasi plotëson kërkesat për tegun europianë.
Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mësohet se ministrja Frida Krifca është pritur të mërkurën në Italu nga ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit, Francesco Lollobrigida. Takimi vjen pas bisedimeve pozitive mes kryeministrit Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë këtë fillim jave.
Ministrja e Bujqësisë sqaron se gjatë takimit u diskutuan mundësiet e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun Italian dhe lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime.
Takimi mes dy ministrave solli në diskutim dhe rritjen e potencialit të bashkëpunimit për ullirin, një kulturë që ka mjaft zhvillim në vendin tonë vitet e fundit shoqëruar me prodhim të mbarë dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese për vajin e ullirit. Ministri italian Francesco Lollobrigida theksoi se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane.