Fermerët e Drobonikut, i njohur ndryshe dhe si fshati i prodhimit të qershive në qarkun e Beratit, përmes të cilit mbulohet një pjesë e madhe e tregut vendas, edhe pse janë të kënaqur nga prodhimi i sivjetshëm, po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së krahut të punës.
Janë kryesisht të moshuarit ata që po punojnë teksa krahu i punës ka arritur në 3000 lekë në ditë, çfarë për ta është e pamundur.
Më problem mbetet mungesa e përdorimit të mjeteve të mekanizuara që pas heqjes së subvencionit të naftës si dhe rritja e çmimit të plehrave që përdoren në bujqësi.
“Normale që s’ka punëtorë. Edhe ata që ishin kanë ikur. Në fshatra gjen vetëm pleq.”
“Nga shteti kërkojmë të na ndihmojnë me subvencionimet, me naftën.”
“Çmimet e plehrave janë shumë shtrenjtë.”
Sipas prodhuesve në Drobonik, pa masa konkrete rrezikohet jo vetëm falimentimi i fermerëve, por edhe vazhdimësia e aktivitetit bujqësor në zonë.
Komente








Me vjen mire qe Berati pervec historise dhe arkitektures se lashte qe ofron per turizmin, kontribuon dhe ne fushen e bujqesise. Teknikat moderne qe ofron Kamza me Universitetin e saj ne zhvillimin e mbrojtjes, sportit, turizmit, kulinarise, politikes ( se te gjithe duan te hane), eshte metoda e shartimit te " racave te qershive", si nje metode qe rrit produktivitetin dhe kenaq tregun vendas dhe exportin. Shartimi kryhet " qe askujt nga racat e qershive" mos ti mbetet hatri dhe te demoralizohen qe nuk preferohet ose nuk u shit. E gjithe aresyeja eshte qe te mos perfundoje ne plehra, sepse investimi do shuante shpresat e te gjithe sektoreve premtues per zhvillimin e pemetarise dhe ortikultures dhe natyrisht faji nuk mbetet jetim...
PërgjigjuNe cdo emision per buhqesine nje nga kerkesat e fermereve eshte subvencionimi i naftes.Qeveria qe vuri dore tek rruget dhe hekurudhat duhet ti ktheje syte tek industria e naftes qe po te zhvillohet do kemi perfitime te jashtzakonshme .Prrallat se nafta jone eshte e rende dhe nuk ka interes hidhet poshte me faktin se Bankers eksporton miliona fuci nafte qe perpunohen ne Spanje.Ed Rama jepi drejtim naftes duke ngritur nje rafineri shteterore dhe mos degjo monopolistet w tregtise se saj ndryshe e ardhmja e bujqesise dhe teansportit eshte jo e mire
Përgjigju