Fermerët e Drobonikut, i njohur ndryshe dhe si fshati i prodhimit të qershive në qarkun e Beratit, përmes të cilit mbulohet një pjesë e madhe e tregut vendas, edhe pse janë të kënaqur nga prodhimi i sivjetshëm, po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së krahut të punës.

Janë kryesisht të moshuarit ata që po punojnë teksa krahu i punës ka arritur në 3000 lekë në ditë, çfarë për ta është e pamundur.

Më problem mbetet mungesa e përdorimit të mjeteve të mekanizuara që pas heqjes së subvencionit të naftës si dhe rritja e çmimit të plehrave që përdoren në bujqësi.

“Normale që s’ka punëtorë. Edhe ata që ishin kanë ikur. Në fshatra gjen vetëm pleq.”

“Nga shteti kërkojmë të na ndihmojnë me subvencionimet, me naftën.”

“Çmimet e plehrave janë shumë shtrenjtë.”

Sipas prodhuesve në Drobonik, pa masa konkrete rrezikohet jo vetëm falimentimi i fermerëve, por edhe vazhdimësia e aktivitetit bujqësor në zonë.