Produkte ushqimore jashtë standarteve, pranga pronarit dhe 2 punonjësve/EMRAT
Struktura kundër Krimit Ekonomiko-Financiar Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së zbuloi dhe u dokumentoi aktivitetin e kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë
Produktet e sekuestruara nga AKU në Shkodër
Hetimi Tatimor në bashkëpunim me prokurorinë Shkodër dhe AKU gjatë ditës së djeshmë kanë kryer kontroll në një subjekt tregtar me objekt, konservimin e produkteve ushqimore. Gjatë kontrollit të kryer u zbuluan sasira të prodhuara, produkte ushqimore, të cilat rezultonin të ishin jashtë standardeve, në kushte higjienike të papërshtatshme dhe me një serë problematikash.
Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së zbuloi dhe u dokumentoi aktivitetin e kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Gëzim Bala , 60 vjeç, banues në lagjen " Ahmet Haxhia", pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i punësuar në firmë,
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen "Partizani", e punësuar merceologe në firmë
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja "Skënderbeg" zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të "Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28