Përderisa lufta Rusi-Ukrainë inkurajon qeveritë në Evropë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, prodhuesi gjerman i armëve "Rheinmetall" njoftoi se ka marrë porosinë më të madhe në historinë e kompanisë me vlerë 8.5 miliardë euro, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e "Rheinmetall" thuhet se kompania ka marrë nga ushtria gjermane një porosi për municion artilerie me vlerë 8.5 miliardë euro.
"Kontrata në fuqi është zgjeruar në masë të rëndësishme. Qëllimi kryesor i porosisë është të përditësojë stoqet që posedojnë Bundeswehr (ushtria gjermane) dhe aleatët e saj dhe të ofrojë mbështetje për Ukrainën në fushatën e saj të mbrojtjes", thuhet në deklaratë.
Ndërsa nuk u dhanë informacione se sa predha artilerie 155 milimetrash ishin porositur, u theksua se dërgimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm. Sipas prezantimit të investitorëve të "Rheinmetall", në vitet e ardhshme synohet rritje më e madhe për shkak të luftës në Evropë dhe rritjes së buxheteve të mbrojtjes në vendet perëndimore.
Pritet që shitjet e prodhuesit gjerman të armëve të rriten mesatarisht me një të pestën në vit deri në vitin 2026.
Në vitin 2026 synohen të ardhura nga shitjet nga 13 miliardë deri në 14 miliardë euro dhe fitimi i aktiviteteve mbi 15 për qind. "Rheinmetall" parashikon të ardhura prej 7.4 deri në 7.6 miliardë euro për këtë vit.
Kompania, e cila siguron armë për Izraelin, prodhon tanke, armë kundërajrore, municione ushtarake dhe automjete. Kompania po ndërton objekte të reja prodhimi për të arritur kërkesën në rritje të Ukrainës për armë dhe municione./Anadolu Ajansi
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19