Produkte të skaduara e ambiente jashtë standartit, AKU bllokon 2 lokale në Llogara/ Në Gjirokastër bllokohen 3200 kg djathë me myk (FOTO)

Produkte të skaduara e ambiente jashtë standartit, AKU bllokon 2 lokale në Llogara/ Në Gjirokastër bllokohen 3200 kg djathë me myk (FOTO)

Foto nga një nga lokalet në Llogara dhe baxhoja ku shitej djathë i mykur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka vijuar me aksionet për të garantuar kontrollin e ushqimeve në Shqipëri si edhe evidentimin e çdo veprimtarie që nuk plotëson standartet për ruajtjen e produkteve ushqimore në Shqipëri.

Ditën e sotme, AKU ka zhvilluar një aksion, kësaj here në Llogara, ku dy ambiente një restorant dhe një tjetër që funksiononte si piceri kryenin veprimtari në kundërshtim me standartet e sigurisë ushqimore.

Njoftimi i AKU-së për aksionin e sotëm në Llogara:

PRODUKTE TË SKADUARA DHE AMBIENT PA KUSHTE HIGJENO-SANITARE, AKU BLLOKON 2 LOKALE NË LLOGARA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Ditën e djeshme, AKU ka zhvilluar një aksion edhe në Gjirokastër, ku është gjetur një baxho e cila shiste dhe prodhonte djathë, i cili është ka qenë i mykur. AKU ka sekuestruar prodhimet e Edmond Zybës, pronar i kësaj baxhoje, ndërkohë që iu sekuestruan 400 kilogramë djathë kaçkavalë, 3200 kilogramë djathë i bardhë dhe 60 kilogramë gjizë. Baxhoja u mbyll, ndërsa subjekti u gjobit edhe me 300 mijë lekë gjobë.

Njoftimi i AKU-së për aksionin e djeshëm në Gjirokastër:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Konkretisht, në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho, inspektorët e AKU-së konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nën produktet e qumështit pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi që subjekti, me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë