Produktet në Pazarin e Ri,tregtarët:
Më shumë kushte,më shumë klientë

Produktet në Pazarin e Ri,tregtarët:<br />Më shumë kushte,më shumë klientë
Numri i vizitorëve dhe turistëve në zonën e Pazarit të Ri është rritur në mënyrë të ndjeshme që pas rikonstruksionit të saj.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga tregtarët që thonë se përveç klientëve besnikë, kushtet e reja kanë afruar edhe konsumatorë të rinj.

Për Report Tv disa prej tyre thonë se pavarëssht kushteve taksat nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimin e mbajnë kostant edhe në sezone të ndryshme.
 
Tani është 100% ndryshimi, ne kemi qenë në kushte shumë të vështira, me shi e me çdo gjë të parregullt, përveç se paguanim taksat, tani është bërë një investim kolosal. Ne taksën e kemi pasur sa ka qenë, do me thënë edhe me taksën e atyre jemi të kënaqur, atë taksë kemi pasur atë taksë na ka vendosur bashkia”, tha një tregtar.
 
“Tendenca jonë është të mos kemi luhatje tek çmimet”,tha një tjetër tregtar.

Ndërsa për konsumatorët cilësia e produkteve është e mirë, megjithëse kostoja është e lartë për xhepat e tyre.

“Cilësia këtu është shumë e mirë dhe freskia dhe cilësia është shumë e mirë, natyrisht që çmimet janë të shtrenjta”, tha një konsumatore.
 
Në merkatën e gjelbër të Pazarit të Ri janë akomoduar tregtarët e fruta perimeve, ku ndodhen 135 tezga dhe 135 tregtarë. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi